ASOCIACIONI PËR AFIRMIMIN E GRUAS (AAG)

61

Është organizatë joqeveritare e grave, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo fetare, përmes të cilës ato do të mund t’i realizojnë liritë dhe të drejtat e veta personale dhe kolektive.

Asociacioni për Afirmimin e Gruas është themeluar në Dhjetor 2011, në Shkup, Maqedoni, dhe ka për mision afirmimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave dhe pozitës së gruas në shoqëri, aftësimin dhe ngritjen intelektuale të grave, dhe mbështetjen e tyre drejt rolit më aktiv në zhvillimet shoqërore.

Deri tani, AAG-ja ka realizuar aktivitete nga më të ndryshmet, si konferenca, seminare, fushata, debate të hapura, panaire, iftare solemne dhe një sërë ligjëratash e tribunash në qytete të ndryshme të Maqedonisë.

logo2_1 (1)Ndër aktivitetet më të spikatura gjatë kësaj periudhe ka qenë konferenca promovuese me temë “Roli i organizatave femërore në vend dhe rajon” ku paneliste ishin zv/kryeministrja e atëhershme për integrime evropiane, kryetarja e Lidhjes së Grave të Maqedonisë, si dhe mysafire nga Republika e Turqisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Përveç kësaj, AAG-ja ka organizuar fushata të nivelit republikan për shënimin e  ditëve ndërkombëtare, ndër të cilat do të përmendim ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës në familje dhe ditën ndërkombëtare të shëndetësisë.

Në radhën e këtyre aktiviteteve renditen edhe debatet e hapura në të cilat janë diskutuar çështjet aktuale shoqërore, si debati me temë “Familja, faktor i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare”.

Me aktivitetet e këtilla, Asociacioni për Afirmimin e Gruas synon të jetë shoqatë udhëheqëse e përkushtuar në ndërtimin e shoqërisë mbi parimin e respektimit të pozitës dhe të drejtave të gruas dhe promotore e vlerave morale dhe shenjtërisë së familjes.11

Nentor-Dhjetor 2013