Faktorët që ndikojnë tek inteligjenca

49

Nga Desa Agalliu

eligjenca është ajo karakterisikë njerëzore të cilën çdokush do të dëshironte ta kishte me shumicë. Është pikërisht ky koncept i cili është bërë objekt studimesh që nga lashtësia antike dhe vazhdon të frymëzoj gjenialitetin e mijra shkencëtarëve për të shpikur një aparaturë specifike dedikuar matjes së saj. Njëherë një edukatore e quajtur Silvia Ashton e emërtoi inteligjencën si “mjetin për të zbuluar të vërtetën”, çka solli debate të flakta në arenën e psikologëve të mirënjohur për mënyrën se si duhet të ishtë përkufizimi i saktë i këtij virtyti njerëzor (Psikologji, p 329).Të qenit inteligjent në vetvete e mundëson njeriun me skema të posaçme veprimesh për zgjidhjen e problemeve me rëndësi jetike në çdo fushë të dijeve. Ajzak Njuton e ka vërtetuar inteligjencën e tij të veçantë, me zbulimin më revolucionar të të gjitha kohërave, ligjin e gravitetit, pa të cilin teknologjia e ditëve të sotme nuk do të kishte arritur pikun e lulëzimit të shpikjeve. Kërkuesi dhe studiuesi Edvin Boring në vitin 1923 u përpoq t`u argumentonte njerëzve më elitar të shoqërisë se inteligjenca është ajo karakterisikë e cila matet dhe vlerësohet nëpërmjet testeve të posaçme në fusha të ndryshme të shkencave (Psikologji, p 330). Inteligjenca si subjekt kërkimi e shoqëruar me aftësitë individuale mendore nisi të studiohej në shek.19 (Historia e Psikologjisë).

Sir_Francis_Galton_by_Charles_Wellington_FurseShkencëtari anglez Francis Galton ishte ndër personalitetet e para që investigoi ndryshimet e aftësive vetiake tek një njeri i caktuar duke e krahasuar atë me aftësitë mendore të një tjetër individi, për të zbuluar inteligjencën e secilit prej tyre. Në një nga librat më të shitur të asaj kohe të titulluar “Trashgimia e Gjenive” (1869), Galton mori si objekte studimi familjet më të rëndësishme angleze në bazë të gjeneratave të ndryshme dhe krahasoi arritjet e baballarëve, gjyshërve e stërgjyshërve me njëri-tjetrin. Në shek.19, nuk ekzistonin testime standarte për zbulimin e inteligjencës dhe aftësive personale në fushat shkencore e natyrore.  Për këtë arsye Galton u bazua në famën e çdo familjeje dhe në informacionet e çmimeve të ndryshme që ata kishin marrë dhe certifikimeve e nderimeve publike të regjistruara në enciklopedi, për të vlerësuar shkallën e tyre të arritjeve dhe ndryshimin e inteligjencës midis brezave (Enciklopedia Enkarta ). Sipas studimeve të lartëpërmendura të cilave ju dedikua me mish e me shpirt Galton, ai arriti të zbulonte se trashëgimia e inteligjencës dhe shkalla e arritjeve është një faktor që përcillet brez pas brezi.

Galton është themeluesi i eugjenikës-shkenca e cila kontrrollon riprodhimin tek njeriu në mënyrë që trashëgimia gjenetike e popujve të caktuar të ripërtërihet në vazhdimësi dhe të përmirësohet (Enciklopedia Enkarta). Sigurisht që një faktor shumë i rëndësishëm i trashëgimisë gjenetike, i cili është kërkuar në çdo etapë të historisë të ripërtërihet është inteligjenca. Pas shumë debatesh, studimesh, e testimesh, psikologët ranë dakort në një përkufizim të vetëm të inteligjencës, çka e përshkroi atë si një aftësi individuale nga e cila njeriu përfiton nga eksperinca, marrja e dijes, mënyra abstrakte e të menduarit apo përshtatja njerëzore në kontekste të ndryshme mjedisore.

WPPSI-chalkboard-glasses-girlDisa nga testet e inteligjencës më moderne që aplikohen në masat e gjëra të popullit nëpërmjet studimeve shkencore në laboratore ose në kushte natyrore janë; Stanford-Binet, Shkalla e Inteligjencës së Veslerit për Fëmijët (WISC), Shkalla e Inteligjencës së Veslerit për të Rriturit (WAIS) dhe Bateria e Vlerësimit të Kaufmanit për Fëmijë (Kaufman-ABC). Të gjitha këto teste janë të ndara në seri të përbëra nga dhjetë ose më shumë teste plotësuese. Inteligjenca nuk është thjesht një faktor i lindur, por ajo kultivohet nga një sërë dispozitash, ndër të cilat më të rëndësishmet janë eksperienca në një profesion të caktuar dhe shtimi i njohurive intelektuale jo vetëm në sferën e punësimit por edhe në fushat e tjera të jetës siç janë, aspektet social-politike – faktor determinues për progresin e çdo kombi.

Një shembull konkret i teorisë së lartëpërmendur është dhe një nga kolosat e historisë botërore Napoleon Bonaparti. Ai nuk mjaftohej me edukimin e shkëlqyer që merrte nga profesorët erudit më të famshëm të kohës, por përveç detyrave shkollore, Napoleoni studionte libra shkencorë e politik për të pasuruar intelektin e tij si një strateg i ardhshëm (Napoleoni, Emil Ludvig). Tomas Edison, gjeniu i shpikjes së dritës elektrike, në një intervistë për shtypin ku gazetarët midis shumë komplimentesh e cilësuan si një njeri me një inteligjencë të jashtëzakonshme, Edisoni replikoi me modesti duke thënë: “O njerëz, e vërteta është se 99 përqind të zbulimit ja dedikoi punës pothuajse pa pushim dhe 1 përqind ia dedikoi inteligjencës personale”. Me anë të këtij mesazhi Edisoni kërkoi t`i përcillte njerëzimit rolin e veçantë që mund të luaj inteligjenca nëse shoqërohet me një vullnet të fortë dhe punë këmngulëse. Inteligjenca forcohet dhe ndikohet në mënyra direkte dhe indirekte nga një mori faktorësh, ku më të rëndësishmit janë edhe cilësia edhe sasia e ushqimeve që njeriu absorbon çdo ditë me anë të lukthit.

Dietologët këshillat mbi procesin e të ushqyerit duke u nisur që nga gramatura e çdo vakti e duke vazhduar me menunë e pasur me ushqime cilësore si mishi, peshku, zarzavatet, bulmetërat, e frutat e freskëta i rekomandojnë jo vetëm për një jetë të rregullt shëndetësore, por edhe për forcimin e inetligjencës dhe kapacietit intelektual tek njerëzit.  Një nga ushqimet që ka një impakt shumë të fortë në forcimin e inteligjencës është mjalti.

`the-amazing-benefits-of-honey1Mjalti është i ëmbël dhe përbëhet nga substanca të supersaturuara sheqerore, të prodhuara nga bletët si ushqim për larvat e tyre dhe përdoret nga bletët edhe si reserve mbijetese në periudhën e dimrit  (Enkarta, Enciklopedia). Procesi i sigurimit të këtij lëngu me veti mahnitëse bëhet nga nektari i luleve të larmishme dhe investigohet nga bletët punëtore duke u thithur dhe përpunuar nga ezofagu i tyre. Vlerat e tij janë studiuar dhe janë përdorur nga filozofët më të mëdhenj të lashtësisë, e jo vetëm nga ata por edhe nga perandor e mbretër. Aristoteli një nga viganët e mendimit artistik dhe filozofik i detyronte nxënësit e tij të ushqeheshin me një lugë mjaltë përpara çdo ore mësimi duke i forcuar kujtesën dhe stimuluar inteligjencën. Mjalti ka veti pastruese dhe forcuese duke u përdorur si laksativ mjaft efikas,. Në shumicën e rasteve ai është një ilaç me një potencial të mrekullueshëm kurativ për pothuajse shumicën e sëmundjeve njerëzore (Mjekësia Profetike, Sujuti). Mjalti më i dobishëm është mjalit i stinës së pranverës, më pas për nga cilësia vjen mjalti i stinës se verës e pastaj ai i stinës së dimrit. Efekte të dukshme dhe rezultative mbi komponentin esencial të inteligjencës  kujtesën, i siguron një ushqim i cili përftohet nga ujrat e deteve të kripur por njëkohësisht edhe të lumenjve me ujë të ëmbël, e ky ushqim është peshku.

Peshku në varietetet e shumëllojshmërisë së tij ka shije dhe vlera të ndryshmë ushqyese, të cilat analizohen në laboratore gjigante shkencore për tu aplikuar më pas në degën e farmaceutikës. Ashtu si edhe mjalti, peshku përdoret përveç të tjerash edhe si ilaç kundër luftës së kujtesës së përkohëshme, amnezisë, dhe reumatizmës. “Me rastin e përzgjedhjes së peshqve për ushqim, individi duhet të gjejë peshq me shije të mirë, me erë të freskët, me lëkurë dhe mish të butë e jo të fortë dhe të thatë, peshq që ushqehen me bimë, e jo me baltë” (Mjeksia e Të Dërguarit a.s. el-Xheuzi).Mënyra e shëndetshme e të ushqyerit ndikon në forcimin e inteligjencës së çdo individi dhe menaxhimin efektiv të aftësive personale kundrejt larmive të rrethanave jetësore. Por cilat janë ushqimet më cilësore të cilat kanë një impakt të drejëpërdrejt mbi inteligjencën?

New-folder-9-720x340Molla, portokalli, brokoli janë ato produkte biologjike të cilat duke qënë të pasura me vitamina, karbohidrate, dhe lëndë protektive për trupin, ndihmojnë qelizat nervore të ripërtërihen. Këtë efekt të mrekullueshëm mbi qelizat nervore të trupit tonë e luajnë edhe llojshmëritë e tjera të frutave dhe perimeve, të cilat duke qënë të pasura me lëndë bimore mundësojnë mbrojtjen e organizmit nga substanca kimike agresive, që njerëzit i marrin me anë të ajrit dhe ujit.

Dietologët rekomandojnë ngrënien pesë herë në ditë të frutave dhe perimeve duke e siguruar trupin me reserva energjie ditore, të cilat mundësojnë një mirëfunksionim të inteligjencës dhe performancës në punë (Fokus, 2006). Në një studim shkencor amerikan tepër të rëndësishëm, ushqyerja ditore me fruta-perime, ul rrezikun e atakut në zemër deri në 12 %. Të tjera kërkime analoge duke mundësuar vërtetimin e teorisë së sipërpërmendur kanë arritur në konkluzionin se konsumi i specit të kuq parandalon depresionin (Fokus, p. 66).

tomato_basil440Domatet kultivohen në sezonin e tyre në shumicën e shteteve të botës, dhe janë ushqime me vlera shumë të larta cilësore, minerale ushqyese dhe vitamina e kryesisht vitaminat A dhe C. Ato jo vetëm që ndikojnë në fuqizimin e trurit dhe si pasojë inteligjencës, por shkencëtarët së fundi kanë zbuluar se janë parandaluese të kancerit të prostatës, mushkërive dhe stomakut (Enkarta Enciklopedia).

Rev. Familja, korrik -gusht 2015