Puna në këndvështrimin islam

50

Në shumë këndvështrime të ndryshme, si sociale ashtu edhe religjoze e kulturore, pikëpamjen  ndja punës e gjejmë plot vlerë dhe madje është edhe lajtmotiv për njerëzit për të vazhduar jo vetëm së  jetuari por edhe së gëzuari shumë prej mirësive që vijnë prej saj.

Puna vjen si akt apo veprim i cili ngrihet mbi forcën, dëshirën, vullnetin, kënaqësinë, përfitimin që duhet të ketë kryrësi i saj, cilësi këto që duhet t`i meritojë edhe puna që kryhet.

Secili prej nesh në fakt, duhet të lidhet fort pas punës, jo vetëm për të vazhduar jetën por edhe për ta jetuar e gëzuar atë.

Me punën është karakterizuar çdo qënie e gjallë. Që në krijimin tonë dhe atë gjallesor, shikojmë që secila prej gjallesave është krijuar me një mision të veçantë dhe ky mision nuk kryhet përveçse përmes punës, përpjekjes, vullnetit, kërkimit e dëshirës.

Që në kohëra të hershme të qytetërimeve të ndryshme njerëzore kemi parë se vetë krijimi sikur ka ardhur i bashkangjitur me urdhërin për punë, veprim, lëvizje, angazhim, për të qenë kërkues të  rriskut,  ushqyerjes, përpjekjes e jo vetëm e kësaj,  këkrimit dhe jo vetëm e këtij, por e shumë dimensioneve të tjera që na hap të qenit tonë i zënë me punë.

Në Kuranin Famëlartë fjala punë është përsëritur në më shumë se 500 herë, ashtu sikurse edhe në thënie profetike, të punuarit është përgëzuar gjithnjë me fjalët më të mira, me nxitjet, urdhëresat, këshillimet më të ëmbla për të qenë kështu puna, gjëja me të cilën duhet të karakterizohemi, me të cilën duhet të gëzohemi e ta kthejmë atë në një aset që na lidh me natyrën tonë.

Në Islam njihen termat, punë të vlefshme dhe punë të hajrit, që do të thotë janë ato punë që e kënaqin jo vetëm njeriun por edhe Krijuesin e Gjithësisë.

Shumëllojshmëria e punëve të vlefshme

DSC_0027Të gjitha ato punë, që i ka urdhëruar Allahu i Lartësuar në formë obligative dhe të pëlqyeshme, nga adhurimet dhe sjelljet, janë punë të vlefshme. Nëse muslimani i kryen ato në respektim të bindjes së Allahut, duke iu nënshtruar ligjit të Tij dhe duke synuar me to Fytyrën e Allahut, ky musliman është nga veprusit e punëve të vlefshme. Në krye të këtyre punëve të vlefshme janë adhurimet dhe në krye të adhurimeve janë ato, që kanë ardhur në hadithin e Xhibrilit, që janë namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi, punë të cilat janë shtylla të Islamit dhe hadithi i përmend, me qëllim që të kuptojmë mirë, se këto punë nuk bën kurrsesi të neglizhohen, nënvleftësohen apo t’u kushtohet pak rëndësi.

Ne e njohim mjaft mirë urdherësen për vepra të hajrit që janë në të mirë tonë dhe në të mirë të lidhjes sonë me Krijuesin. Veprat e tilla si shehadeti (njësimi i Allahut), namazi, agjërimi, zekati, haxhi, të gjitha këto shtylla janë punë prej punëve të mira.

Në hadithe të Profetit kemi degjuar që ai më plot mirësinë e tij të ketë thënë se  puna më e mirë është ajo që edhe pse e pakët, të jetë e vazhdueshme.

Ashtu sikurse pesë shtyllat e islamit që janë punë prej punëve të vazhdueshme  edhe Profeti i nderuar udhëron për vazhdimësi në punë të hajrit edhe pse ndoshta pak.

Sot, në ditët që jetojmë, çështje që lidhen me punën janë të mëdha dhe janë kthyer në sfida të papërballueshme për shoqëritë e industrializuara, papunësia prej dekadash njihet si një nga problemet akute që edhe pse përmes zhvillimesh të mëdha  inxhinierike, teknike, teknologjike, sërish oferta për punë është e pakët, ndërkohë që nevoja është e madhe, por çështje të tipit menaxherial dhe të tjera të kësaj fushe kanë bërë që përqindja e papunësisë të rritet  si përqindjet e infeksioneve shkatëruese për  rininë sot e më gjerë.

Bota e teknologjisë krenohet me hapat galopante që shenohen dita-ditës, por në realitet  teknologjia ka shtuar gamën e objekteve, fushave ku klikohet më shpejt e më mirë, por nuk ka mundësuar hapjen e vendeve të punës, duke e lënë krahun e punës të lëngojë në çdo aspekt, si i pamundësishëm për të çarë në një epokë ku përballja me varfërinë e skamjen është gati-gati migjeniane.

 

Puna ka lindur me njerëzinë,- thonë të moshuar e të mencur sot,  ka lindur e është ngjizur bashkë me të, që kur Zoti i lartë na ka mundësuar të gjitha shqisat, gjymtyrët për të qenë të aftë për të punuar, ndaj edhe ata që janë sprovuar me këto shqisa e gymtyrë janë të justifikur për çdo detaj edhe tek  Zoti i tyre edhe tek njerëzit që i rrethojnë.

Ndaj edhe në këtë aspekt, puna ka vlerë dhe është vlerë në vetvete. Ajo është mundësia jonë për të qënë në kontakte, për të krijuar miqësi, dialogje, komunikim, njerëzi, partneritet, zhvillim e prosperitet.

Prej herësh  kam dëgjuar që në islam  e rëndësishme është të punojë bashkëshorti ose  mashkulli i një shtëpie, ndërsa për gratë dhe vajzat kjo, nuk do të ishte detyrë.

Me të drejtë do të mendonin, ashtu siç edhe e dimë, se çdo gjë e ardhur me islamin është veçse e drejta dhe e vërteta, do të thonim se përse kjo.

Kjo, pasi siç u tha me sipër, gjinia tjetër nuk ishte e detyruar, por përtej këtij epiteti, nëse gruas  dhe vajzës do i jepej mundësia e mirë dhe brenda kushteve të duhura, të punojë dhe t`i vijë në ndihmë, familjes së saj, babait, nënës, vëllait apo bashkëshortit, patjetër, që vendi i saj në punë do të përbëntë një përpjekje të saj drejt një punë të hajrit e me vlera, përveç sociale, ekonomike edhe  humane e hyjnore.

Pra, sado që të mundohemi t`i mveshim islamit atë të shkuarën e largët, idetë prapanike lidhur me çdo çështje por edhe me punën konkretisht, sërish të zotët e mendjes e kuptojnë fare mirë se  ndalesat janë në atë që i bëhet shok Allahut në adhurim, ndërsa në aspekte të tjera ka kudo një mundësi  të mirë, kontrolli i qëllimit të saj se përse  po e bën atë vepër,  të vë para një  dere e cila të fton tek e lejuara dhe e duhura.

Në islam, bashkëshortët janë shtyllat e një familje të shëndoshë dhe si të tillë janë të dy përgjegjës për gjetjen e  punëve të hajrit dhe sjelljes në shtëpi të benefiteve  që vijnë nga krahët e tyre.

Marrëdhëniet që  secili prej nesh krijon në punë janë të tilla që na bëjnë njerëzorë,  humanë me kolegët, shokët, miqtë; na njohin me hiearkinë e të punaurit e të konceptuarit të punës. Një punë e mirë na rrit personalisht dhe familjarisht duke na kthyer në misionarë të zhvillimit.

Frytet e saj jepen çdo ditë, por më së shumti, fryt i saj janë eksperiencat e shumta, benefitet e panumërta intelektuale dhe matriale etj.

Një mbarëvajtje e tillë një jetë, e ndërtuar mbi një strukturë dhe skelet të qëndrueshëm, ku bazë është puna e mirë, vepra e mirë, përpjekja dhe kërkimi i dijes nuk është gjë tjetër, veçse një kërkim i dobishëm që e duan njerëzit e që e do edhe vetë Zoti i Lartësuar.

Rev. Familja, maj-qershor 2015