I DUA DISA ZEMRA

298

I DUA DISA ZEMRA,
sepse rëndojnë në peshore!!!!
I dua disa zemra, sepse dinë të të duan
Dhe i dua disa sy, sepse dinë të të lexojnë
I dua disa gjuhë, sepse dinë të flasin
Dhe i dua disa shpirtra sepse s’dinë të të lëndojnë.
Por më shumë i dua kur dinë të zbukurohen
Dhe për hir të Allahut moralin e stolisin
Ata që të thjeshtë ecin përmbi tokë
Dhe fjalët e të paditurve si mërzisin.
Ata të shpëtuarit, në namaz të përulur
Të shmangur nga bisedat e fjalët e kota.
Ata të ruajturit në moralin e tyre
Që me nurin e tyre zbukurohet toka.
Sepse e dinë se nuk ka gjë që rëndon
Më shumë se morali në Ditën e gjykimit
Ata të mençurit që dinë të zgjedhin
Prej moraleve butësinë dhe mosnxitimin.
Ata që me nefsin janë në luftë
Dhe dinë çdo betejë ta fitojnë
Ata janë që të madh e kanë shpërblimin
Dhe mbi çdo të keqe triumfojnë.
Ata që nuk dëshirojnë Ditën e madhe
Të jenë prej atyre në mjerim
Që dhe pse kanë falur shumë namaz e agjëruar
Por prapë do të shkojnë n’falimentim.
Se dikë e kanë sharë e për dikë kanë shpifur
Dikujt gjakun ja kanë derdhur pa të drejtë
Dikujt pasurinë ja kanë rrëmbyer
dhunshëm
Ajo është dita e llogarisë së shpejtë.
Frikësoju asaj dite o i mençur
Dhe hidh mallin më me vlerë në peshore
Dhe dëgjoje të dërguarin e Zotit
Se morali është nga veprat më madhore.
Ka shpëtuar ai që u pastrua
Dhe vetveten e përsosi me moral
Dhe dështoi kush u poshtërua…
E vërteta që u shkrua në Kur’an.
Ndaj zgjidhe buzëqeshjen ndaj vëllait
Dhe zgjidh për punë të mirë të urdhërosh
Dhe ndalo prej punëve të këqija
Kujdes të mos fyesh, shash e përgojosh.
Sillu mirë me nevojtarin e të varfrin
Dhe përkëdhele kokën e jetimit
I mençuri kërkon ti zbukurohet morali
siç Allahu i ka zbukuruar krijimin.
I dua të tillët dhe nuk është çudi
Se të mirën çdo nefs e dëshiron
Por më fisnike se kaq nëse shpirti im
Te çdo shpirt të mirën e kërkon.
Dhe mëshiron krijesat e Rrahmanit
Që prej Tij të jetë i mëshiruar
Dhe fener ndriçues bëhet për të tjerët.
Me dritën e Islamit për ti udhëzuar.
Morali i mirë ngre vlera të vobektish
Kurse shthurja fisnikun e poshtëron
Morali përjetëson në piedestale
Ndërsa shthurja perandori shkatërron.
A.Shehaj <