Këshilla të arta për të përballuar vapën

223

Nga Albana Fisniku

Njerëzit të cilët kanë më tepër mundësi të preken nga vapa e temperaturave të larta janë jo vetëm fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët, por edhe ata që jetojnë në qytetet e mëdha, ku nxehtësia është e rëndë dhe ka më pak hije. Ja 10 rregullat e arta për të parandaluar trupin nga vapa e tepërt në mënyrë që të mbetet gjithmonë i mirë hidratuar:

1) Dilni nga shtëpia në orët më të freskëta të ditës

Është shumë i rëndësishëm qëndrimi në ambient të freskët gjatë orëve të nxehta të ditës, pra nga ora 11 deri në orën 18, sepse pikërisht në këtë hark kohor ndodhin më shpesh goditjet nga nxehtësia. Në qoftë se e keni vërtet të nevojshme të dilni gjatë këtij orari ,mos harroni të mbani syzet e diellit dhe kapele dhe në rastin e njerëzve me lëkurë të  çelët këshillohet përdorimi i kremit për mbrojtjen kundra diellit.

2) Vishni rroba të lehta

Është e rëndësishme që në ditët e nxehtatë verës të vishni rroba të lehta dhe të bollshme. Më të preferuara janë veshjet me përmbajtje të fibrave natyrore si pambuku, kështu që lëkura mund të marr frymë, dhe ngjyra të jenë sa më lehta të cilat e tërheqin më pak diellin.

3) Mbani të freskëta shtëpinë dhe zyrën

Ndonjëherë mund të keni shumë vapë në shtëpi, në zyrë ose në mjedisin e punës. Kjo është arsyeja se pse është shumë e rëndësishme të mbani të freskët këto vende duke përdorur truket të ndryshme: duke mbajtur të mbyllura kapakët e grilave, hapni dritaret vetëm në pasdite vonë dhe në mbrëmje, dhe në qoftë se përdorni ajër të kondicionuar përshtateni në një temperaturë prej 24-26 °C dhe mbajeni të pastër filtrin e tij.

4) Konsumoni ujë për të ulur temperaturën e trupit

child-drinking-water1Është shumë e rëndësishme që gjatë verës temperatura e trupit të mos e kalojë një kufi të caktuar. Të jemi të freskët nuk është aq e vështirë mjafton të kemi gjithmonë ujë për të bërë dush me ujë të vakët dhe të freskojmë shpesh fytyrën dhe krahët. Nëse ju jeni larg nga shtëpia në orët e nxehta të ditës është mirë që të mbanicopa të lagura rreth qafës ose të lagni pak flokët në fund të qafës.

5) Ulni aktivitetitin fizik në orët e nxehta

Nëse jeni tip që ecni ose bëni aktivitete sportive në natyrë, mos harroni se në verë është mirë të dilni herët në mëngjes apo pasdite vonë. E njëjta gjë vlen edhe për punët e rënda, shmangini punët jashtë gjatë orëve të nxehta të ditës.

6) Pini shumë dhe hani siç duhet

Summer Picnic Wide Desktop BackgroundPikë e rëndësishme për të qëndruar të shëndetshëm dhe jo vetëm gjatë verës, është edhe pirja sa më shumë, 1,5-2 litra ujë në ditë (përveç në rastet kur mjeku rekomandon ndryshe) dhe hani ushqime të lehta dhe të pasur me ujë siç janë kryesisht frutat dhe perimet. Shmangni alkoolin dhe pijet shumë të ftohta ose të gazuara. Vëmendje e veçantë duhet të kenë të moshuarit të cilët nuk e kanë ndjenjën e etjes, kështu që atyre ju këshillhet të pinë edhe kur nuk kanë dëshirë. Përsa i përket ruajtjes së ushqimeve, ekspertët sugjerojnë që në momentin që hapet të mos lihet më shumë se dy orë pa u konsumuar.

7) Kini KUJDES kur jeni në makinë

Të gjithë e kemi përjetuar ndjenjën e pakëndshme që kemi përjetuar kur kemi hyrë në një makinë që ka qenë e parkuar për një kohë të gjatë në diell. Kur jeni në një situatë të tillë është mirë që të ajroset ambient para se të filloni ushëtimin dhe pjesën e parë të rrugës, dritaret ose ajri i kondicionuar të jenë të hapura. Nëse keni fëmijë në makinë kontrolloni ndenjësen e tyre që të mos jetë shumë e nxehtë. Nëse e keni makinën të parkuar, mos harroni asgjë në të, as fëmijët as kafshët, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.

8) Ruajini siç duhet medikamentet

Kush merr ilaçe në stinën e verës duhet të ketë veçanërisht kujdes, sepse në temperatura të larta mund të skadojnë. Është me rëndësishme që të lexohen më kujdes kushtet e ruajtjes së ilaçeve. Ilaçet që duhet të qëndrojnë deri 25 °C, është e këshillueshme që gjatë verës të mbajhen në frigorifer.

9) Të merren masat e duhura për personat në rrezik

la douche improviséeTë moshuarit, por edhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike kardiovaskulare, të frymëmarrjes, neurologjike ose metabolike që marrin ilaçe, në verë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të kontrollohen te mjeku veçanërisht në rastet më të nevojshme. Në rast të sëmundjes edhe më të lehta është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj dhe asnjëherë mos e ndërprisni  me iniciativën tuaj përdorimin e medikamenteve.

10) Tregoni kujdes për njerëzit rreth jush

Është  mirë që në kohë nxehtësi, të shikoni me sy të veçantë edhe të afërmit, miqtë apo fqinjët, sidomos të moshuarit në qoftë se ata jetojnë vetëm. Ndihmojini  ata për pjesën e punëve të të jetës së përditshme dhe të shërbimeve sociale e shëndetësore si dhe raportoni ndonjë rast që është në vështirësi.

 Rev. Familja, korrik -gusht 2015