LETËR DREJTUAR ÇDO PRINDI

37

Nga Valdet Kamberi

–  Fëmija yt gënjen shumë, sepse ti e llogarit ashpër.

– Fëmija yt nuk ka besim në vete, sepse ti nuk e inkurajon.

– Fëmija yt flet dobët, sepse ti nuk komunikon shpesh me të.

– Fëmija yt vjedh, sepse ti nuk e ke edukuar të japë dhe shpenzojë.

– Fëmija yt është frikacak, sepse ti e mbron atë.

– Fëmija yt nuk i respekton të tjerët, sepse ti nuk e ul zërin me të.

– Fëmija qëndron i nervozuar çdo herë, sepse ti nuk e lavdëron.

– Fëmija yt është koprrac, sepse ti nuk e ndihmon.

– Fëmija yt është i dhunshëm me të tjerët, sepse ti e keqtrajton.

-Fëmiu yt xhelozon, sepse ti e neglizhon.

– Fëmija yt të pengon, sepse ti nuk e puth e përqafon.

– Fëmija yt nuk të dëgjon, sepse ti shpesh nga ai kërkon.

– Fëmija yt rri i mbyllur, sepse ti je i nxënë.

– Fëmiu yt shpeshherë sillet se me qenë ‘prindi yt’, sepse gjyshi i tij nuk respektohet nga ti.

– Fëmiu yt është egoist, sepse ti altruizmin e shprehë me të tjerët dhe jo me të.

– Fëmiu yt nuk lexon, sepse ti e lë të luajë lojëra kompjuterike.

Prindër, bëni kujdes se si silleni me fëmijët. Ata i keni amanet.

Shtator-tetor 2015