Mos iu dorëzo! Mposhte ankthin me këto 4 mënyra!

53

 

Epidemia e ankthit

Ankthi zyrtarisht është një epidemi. E vërteta është se ne jemi të gjithë fajtorë. Ne jemi bërë të varur nga teknologjia, njerëz të ngarkuar në borxhe “shumë për pak”.

Ankthi ka depërtuar në shoqërinë tonë dhe ne nuk kemi bërë pothuajse asgjë për këtë. Nëse keni dyshime për këtë, rimendohuni sërish.

Ankthi është sëmundja më e zakonshme mendore në Shtetet e Bashkuara. Mbi 45 milion të rritur janë diagnostikuar me një çrregullim ankthi. Është vlerësuar se vetëm 37% e individëve me një çrregullim ankthi të diagnostikuar kërkojnë trajtim.

Ankthi është ferr

Për personat me çrregullime të ankthit, fjala “ferr” përdoret shpesh kur përpiqen të përshkruajnë përvojën. Ja se si një person e përshkruan atë:

“Mendërisht, ankthi i jetës së përditshme është torturues. Është sikur të jetosh në frikë të vazhdueshme për diçka. Është gjithmonë diku përreth.

I gatshëm për të goditur. Ju nuk e dini se çfarë mund t’ju nxisë dhe përse. Është shumë e tmerrshme.”

Nëse vuani nga ankthi, ndoshta ndani po të njëjtat mendime dhe e dini saktësisht se si është të ndjesh atë “frikën e vazhdueshme”.

Trajtimi

Ekziston një statistikë e papërmendur: SHBA shpenzon 42 miliardë dollarë në vit për trajtimin e çrregullimeve të ankthit.

Fatkeqësisht, “trajtimi” i ankthit shumë shpesh përfshin një recetë për një nga klasat më të varëshme të drogës që ekziston: benzodiazepinat (p.sh., Xanax, Valium).

Nëse ju ndodh që të anashkaloni benzodiazepinat, shanset janë që ju do të përfundoni me një lloj antidepresivi.

Përkundër preferencave të bashkësisë mjekësore për çdo gjë që vjen në formë pilule, ekzistojnë trajtime natyrore. Këto trajtime natyrore për ankthin mund të ndihmojnë dhe nuk vijnë me efekte anësore negative.

Duke pasur parasysh këtë, po paraqesim katër mënyra të thjeshta dhe natyrale për të larguar ankthin dhe për t’u ndjerë më të qetë:

Aktivizoni Sistemin Nervor Periferik (SNP)

Është e jashtëzakonshme por e vërtetë: një pjesë e sistemit tuaj nervor është aty për t’ju ndihmuar të ndiheni të qetë. Quhet SNP, ose “krahu parasimpatik i sistemit autonom nervor” dhe mund të jetë kurimi më i fuqishëm kundër ankthit.

Ja diçka edhe më e mahnitshme: Ju mund ta aktivizoni SNP me vullnetin tuaj. Përveç reduktimit dramatik të ndjenjave të shqetësimit, kjo zvogëlon menjëherë ndjenjën tuaj të stresit, ul presionin e gjakut dhe forcon sistemin imunitar.

Ja se si ta bëni:

– Kur merrni frymë, mbushini mushkëritë dhe mbajeni frymën për një sekondë.

– Relaksohuni ndërsa nxirrni frymën (mos u përpiqni të “kontrolloni” nxjerrjen e frymës)

– Përsëriteni këtë proces për 60 sekonda.

Ri-adresojeni vëmendjen tuaj

Daniel Goleman, flet për ato që ai i quan “shpërqëndrime emocionale”:

“Nëse një nga ato email-et me të cilat po punoni ndodh që të shkaktojë një reagim të fortë – bezdi, zemërim, ankth ose madje frikë – ai shpërqendrim do të bëhet menjëherë fokusi i mendimeve tuaja, pavarësisht se në çfarë po përpiqeni të fokusoheni.

Lajmi i mirë? “Vëmendja jonë rregullon emocionet”, thotë Goldman.

Meqenëse vëmendja rregullon emocionet, largojeni vëmendjen tuaj nga ankthi (adresojeni tek frymëmarrja juaj, për shembull). Nëse keni kohë të lirë, merrni një libër, shkoni për një shëtitje, bëni një sy gjumë, ose luani një lojë.

Vetëdija/Meditimi

Ankthi zbutet kur mund të krijojmë një hapësirë ​​mes vetes dhe asaj që po përjetojmë, por kur reagoni në mënyra që nuk janë të ndërgjegjshme, ato gradualisht mund të krijojnë zakone që dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Rrjedhimisht, këto modele të reaktivitetit e zgjasin më tej vuajtjen ose shqetësimin.

Egziston një revolucion vetëdije/meditim dhe për një arsye të mirë: Studime të shumta tregojnë se praktika e njërës nga të dy metodat mund të ulë ndjeshëm ndjenjat subjektive të stresit.

Por ju nuk duhet t’i përkushtoheni një program të strukturuar për tetë javë. Një hapësirë ​​prej 15 deri në 20 minuta në ditë është gjithçka që ju nevojitet.

“Ju nuk jeni mendimet tuaja”

Ndërsa kjo e fundit nuk mund të jetë një metodë në vetvete, fraza është megjithatë e vlefshme për t’u mbajtur mend. “Ju nuk jeni mendimet tuaja.”

Këtu janë tre arsye të mira se përse duhet ta mbani mend këtë:

– Së pari, truri i njeriut ka tendencë të fokusohet më shumë në gjërat negative sesa në ato pozitive. Natyrisht, kjo tendencë prodhon më shumë mendime negative sesa pozitive.

– Së dyti, mendimet që nuk i kontrolloni janë asgjë më shumë se impulse nga ndërprerjet e thella të nënndërgjegjes. Me fjalë të tjera, nëse nuk e keni sjellë në mendje qëllimisht ndonjë mendim të veçantë, ai ka hyrë vetë në mendjen tuaj pa u nxitur nga asgjë.

– Së treti, asnjë metodë ose praktikë e njohur nuk sjell më shumë “mendime pozitive”. Mund ta drejtojmë vëmendjen tonë nga diçka pozitive, por mendimet janë – pjesa më e madhe e tyre- tërësisht autonome.

Edhe nëse ka shumë aspekte të jetës sonë – apo edhe të psikologjive tona – të cilat nuk mund t’i kontrollojmë, a nuk është e mrekullueshme të dimë se ne mund t’i zgjedhim reagimet tona?

Ne mund të kontrollojmë reagimet tona dhe se ku të fokusojmë vëmendjen tonë. Praktikojini këto mënyra dhe largojini ato mendime që ju bëjnë të keni frikë apo turp.

Merrni frymë thellë dhe thojini vetes “unë zgjedh të bëj një jetë të paqtë.”

Burimi: lezhanews.com