Përpara se të përparojmë drejt artit të shtatë!

66

Në shqip: Altin Shehu

Progresi në skenën e kinematografisë saudiane, edhe pse duket shumë modest, ka filluar në një farë mënyre të kristalizohet nëpërmjet përvojave modeste. Në realitet ajo reflekton orientimin konceptual, intelektual dhe kulturor të brezit të ri, pra të rinjve dhe të rejave saudite, të cilët kanë pritur gjatë reflektimin e ndërgjegjes shoqërore për të pranuar specifikat dhe avantazhet kulturore ekonomike që ofron industria kinematografike në shoqëri, ndaj të cilave shumë njerëz janë treguar të pavëmendshëm.

Nuk ka dyshim se sot në vendet tona ne po përjetojmë një fazë të ndritur të progresit kulturor ekonomik të pandarë drejt rrugëtimit, i cili fillon me transformimin kombëtar dhe vizionin progresiv e që nuk ndalet vetëm tek fitimet ekonomike, por gjithashtu përcjell zhvillimin botëror intelektual të mendimit njerëzor. Në lidhje me këtë, skenaristi, producenti dhe fituesi i çmimit “Oskar”, Stanli Coper, thotë: “Arti është mjet i ri­ formimit të realitetit përreth nesh dhe jo i krijimit të një realitetit të ri.”

Kjo është gjendja e industrisë së kinematografisë, e cila pritet që të përfshihet në këtë transformim intelektual si një faktor bazë në parapërgatitjen e shoqërisë për të hyrë në zonën e jetës paralele të realitetit, e cila nëpërmjet saj e çon shoqërinë në gjendjen e parashtrimit të pyetjeve, ballafaqimit me problemet dhe riformimit. Kinematografia është një botë e madhe po aq sa jeta, ajo gjithashtu është një ndihmë e madhe ekonomike dhe mënyrë e konfigurimit të realitetit shoqëror. Po, vetëm se në rastin e trajtimit të tij me sinqeritet, kuptim të plotë, mentalitet të hapur dhe dëshirë për krijimin e një fryme ndërgjegjeje të mesme, do të arrihet nëpërmjet saj ndryshimi i mentalitetit intelektual.  Me qëllim që të jetojmë eksperiencën kinematografike me një koncept mentaliteti të hapur, duhet patjetër që ne të përpilojmë një plan strategjik kulturor në të konceptuarin e kinematografisë dhe në mënyrën e trajtimit të saj; duke filluar që prej idesë së filmit, kuadrove dhe teknologjisë së zbatuar, ne duhet të përpilojmë plane akademike profesionale teknologjike. Nëpëmjet institucioneve zyrtare realizohet futja e metodave të cilat i kushtojnë më shumë rëndësi këtij arti dhe konceptit kinematografik. Ky koncept kinematografik gjithmonë na orienton drejt një pyetje shumë të rëndësishme: “Cila është ajo gjë që e bën filmin të jetë i mirë?!”

Zakonisht, pyetjet kufizohen në “tregim i mirë” ose “aktrim i mirë” ose “skenar i mirë” ose “filmim i mirë” dhe natyrisht se çdo gjë që u përmend më lart, kontribuon në prodhimin e vlerave kulturore të skenuara në film; por ai nuk është shkaku i vërtetë që qëndron pas këtij filmi të mirë.

Film i mirë është ai që të bën të shikosh se çfarë fshihet pas historisë, nëpërmjet mjeshtërisë kinematografike. Ekspresionizmi përcjell tek ty konceptin dhe idenë dhe të parashtron përpara shumë pyetje. Kinematografia e mirë është ajo që injekton në shpirtin e teleshikuesit ndenja, të cilat nuk i ka kuptuar më parë. Kinematografia e mirë gjithmonë lë gjurmë dhe përshtypje midis brengës dhe gëzimit, frikës dhe mahnitjes, e shumë e shumë të tjera. Përvoja kinematografike është e aftë që gjithmonë të “prodhojë” dhe rikonfigurojë idetë tona nga e para, sipas dëshirave të producentit të filmit. Kjo çështje është shumë e rëndësishme. Prandaj, për këtë arsye, duhet patjetër prezenca e një strukture mbikëqyrëse, e aftë profesionalisht për hulumtimin e materialit kinematografik, përpara se teleshikuesi ta shikojë. Në rastin kur kjo industri lihet pa mbikëqyrje dhe patronazh shkencor metodologjik, i specializuar në zhvillimin shoqëror, atëherë, kjo do të rezultojë negativisht në mentalitetin intelektin e njeriut dhe të shoqërisë.

Industria kinematografike është një “armë” me dy tehe (presa); ajo është e aftë në ndërtimin e intelektit shoqëror; ajo është e aftë në rrënimin dhe shkatërrimin e vlerave, deri në atë masë sa që çështja në fund të mbetet e varur se si do ta trajtojmë këtë suport të madh kulturor, të cilin shtetet e mëdha e konsiderojnë dhe e trajtojnë si një pikë mbështetëse ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore.

Autore: Dr. Meha Siraxh, publiciste

Tetor 2017