Rikthehet në treg telefoni më i dashur në botë, NOKIA 3310

177

Ju ka munguar zilja e famshme, po bateria që nuk harxhohet? Për të mos folur për lojën e famshme ‘’Snake Xenxia ‘’ ? Me siguri të gjithë të lindurit e viteve 2000 duhet të jenë duke ngritur sytë me habi teksa lexojnë këtë lajm, kurse nostalgjikët me siguri janë duke buzëqeshur tani. I pashkatërrueshmi Nokia 3310 është rikthyer pas plot 17 vitesh nga versioni origjinal i telefonit ikonë të viteve 2000.

Nokia 3310 nga qarkullimi në vitin 2005, por deri atëherë numëroheshin më shumë se 126 milionë modele të shitur e përdoruar anembanë globit. Versioni i ri i telefonit është një produkt i HMD Global, kompani e cila zotëron licencën e prodhimit të telefonave me markën “Nokia”. Telefoni funksionon me rrjetet celulare 2G dhe sistemin operativ Symbian S30+.

Avantazhi kryesor i këtij telefoni padyshim është jetëgjatësia e baterisë. HMD premton 22 orë jetëgjatësi baterie për 22 orë bisede. Butona të fiksuar, ekran me ngjyra dhe një kamera modeste në pjesën e pasme 2 megapixel, janë disa nga detajet e modelit të ri të Nokia 3310, i cili ka edhe disa shërbime më shumë shtesë. Gjithashtu ka të instaluar një version klasik të lojës së famshme Snake. Çmimi i 3310-ës së ri është 49 Euro.