Risi dhe teknologji, dhjetor 2016

64

Armida Plumbi

Ja për çfarë shërben hapësira midis kamerës dhe flashit te Iphone

Telefonat e zgjuar sjellin përherë risi, madje edhe kur e zotërojmë për një kohë të gjatë jemi të sigurt se nuk dimë gjithçka rreth pajisjes që ne zotërojmë. Iphone është një nga pajisjet më të thjeshta në përdorim por, kjo nuk do të thotë që edhe teknologjia që kompania ka vendosur në të është e thjeshtë. Për sa i përket vrimës që ky telefon ka midis kamerës dhe flashit shumë njerëz mendojnë se është një buton ristartimi por, në të vërtet është një nga mikrofonat më të zhvilluar që ekzistojnë në smartfona.

Qëllimi i këtij mikrofoni është të eliminojë zhurmat e jashtme gjatë kohës që ju jeni duke biseduar në telefon por, gjithashtu ky mikrofon bën të mundur që të regjistrojë një audio të një cilësie më të lartë kur jeni duke regjistruar një video ose duke biseduar me “SIRI”. Edhe pse mund tu duket e habitshme por, ky telefon zotëron plot 4 mikrofona për të bërë të mundur një cilësi audioje shumë të lartë.

Samsung zbulon disa detaje për Galaxy S8

landscape-1456131595-p1250786-780x439

Gjatë ditëve të mëparshme Samsung ka konfirmuar se telefoni i ri i kompanisë Samsung Galaxy S8 do të hidhet në treg me një platformë shumë të zhvilluar të inteligjencës artificiale. Sipas raportimeve pritet që ky shërbim të quhet “Bixby” por, ende nuk ka një konfirmim nga kompania përsa i përket emrit që do të mbajë ky shërbim. Zëvendës Presidenti i kompanisë Samsung, Rhee In-jong, u shpreh se kompania është duke zhvilluar një risi të madhe përsa i përket këtij shërbimi.

“Telefonat Samsung që janë prodhuar kanë nevojë për aplikacione të palëve të treta për të siguruar një shërbim por, me këtë inteligjencë artificiale që do të vi në treg me S8 nuk do të jenë më të nevojshëm aplikacione të tilla pasi platforma do t’i ketë të bashkëngjitur të gjitha shërbimet që momentalisht ofrohen nga palë të treta”, u shpreh ai.

Nëse ky inovacion në telefonat e gjeneratës së re të Samsung do të hidhet në treg me të gjitha të dhënat që janë raportuar nëpër mediat teknologjike, atëherë do të kemi të bëjmë me një risi që do të ndryshojë totalisht mënyrën se si ne i konceptonim smartfonët.

Zbulohet gjeni i vjeshtës!

hd-herfst-achtergronden-een-weg-met-bomen-met-herfstbladeren-langs-de-kant-van-de-weg-en-een-felle-zon-hd-herfst-wallpapers

Zbulohet gjeni i vjeshtës dhe quhet “Stay green” (qëndro i gjelbër) dhe njihet prej kohësh nga biologët, aq sa ndihmoi Gregor Mendel të përpunonte ligjet e gjenetikës. Por vetëm tani u kuptua roli i tij në transformimin e ngjyrave të gjethes nga jeshile verore në tonalitetet më të ngrohta të vjeshtës. Këtë zbulim e bënë një grup studiuesish të drejtuar nga Yousuke Shimoda, të Universitetit të Hokkaido, që publikuan punimin në revistën shkencore “Plant Cell”.

Gjethet ndryshojnë ngjyrën në vjeshtë kur klorofila, pigmenti që i bën të gjelbërta, përkeqësohet. Një fenomen që bën pjesë në procesine tyre normal të palkjes, e ashtuquajtura ndjesi e gjetheve dhe që shkaktohet nga një enzimë, që quhet “mg-dechelatasi”.

Me fjalë të tjera, procesi i humbjes së klorofilës fillon me ndryshimin e saj në një përbërs tjetër, që quhet “feotinina A”, që prodhohet nga largimi i magnezit nga klorofila. Dhe këtë reaksion e shkakton pikërisht enzima “Mg-dechelatasi”.

Risia është se studiuesit japonezë kanë treguar se gjeni “Stay green” (ndryshimet e të cilit i mundësojnë gjetheve të konservojnë ngjyrën e gjelbërt gjatë procesit të plakies) përmban të dhënat për prodhimin e enzimës mg-dechelatasi. Në këtë mënyrë shfaqen në vjeshtë ngjyrat që na magjepsin të gjithve.

Facebook na dëgjon çdo gjë që themi

850x636_nintchdbpict0002540826201470314994

Facebook mund të dëgjojë bisedat e njerëzve gjatë gjithë kohës, thotë një ekspert. Aplikacioni ndoshta po përdor telefonët e njerëzve për të marrë të dhëna se për çfarë flasin ata.

Por Facebook thotë se aplikacioni nuk ka mundësinë të dëgjojë se çfarë bëhet përreth, por një mënyrë për të parë se çfarë dëgjojnë apo shikojnë njerëzit dhe sugjerimet se çfarë postojnë.

Në fakt kjo ka qënë e vlefshme prej disa vitesh, por së fundmi, paralajmërimet e Kelli Burns, profesore e komunikimit masiv në Universitetin e Floridas, kanë tërhequr vëmendjen.

Sipas profesoreshës Burns aplikacini përdor audion e telefonit jo vetëm për të ndihmuar përdoruesit, por edhe për të dëgjuar bisedat dhe për tu servirur reklama të përshtatshme. Ajo tha se për të testuar këtë, ka diskutuar disa gjëra përballë telefonit, dhe më pas zbuloi se faqja shfaqte reklama të lidhura me këto biseda.

Megjithëse ajo thotë se nuk është e bindur që Facebook ishte duke dëgjuar bisedat, pasi ajo mund të ketë kërkuar për të njëjtat gjëra në internet, por thotë se nuk do të ishte surprizë një gjë e tillë.

Vetë kompania Facebook thotë se dëgjon audio për të mbledhur informacione për përdoruesit, por këto të dyja nuk lidhen me njëra-tjetrën, dhe zërat që dëgjohen përreth njerëzve nuk përdoren për të vendosur çfarë të shfaqësh në aplikacion.

 Revista “Familja”, dhjetor 2016