Shkëputje t’bardha!

111

Rend me fjollat që shkëputen nga qielli

dhe zemra ime e ndezur zjarr…

Në s’mundem dot me përqafime dielli,

më lër të lutem të të sjell një varg të bardhë.

 

Më lër të kënaqem në bardhësinë e ndjenjës

që mbush sot rrugët me dashuri,

të endem unë mes rrahje zemrash

që në borën e bardhë shkruajnë veç lumturi.

 

Të endem sot,dua dhe unë,

aty ku qielli flet butë me tokën,

aty ku fluturat sot janë të bardha

dhe ku trishtimet janë puthur me borën.

 

Të endem sot mes fjollash të kuqe

të një nate t’larë n’dashuri të bardhë,

shtruar rrugësh me kumbime zemre

shkëputur shpirtrash me t’ëmblat fjalë…

 

Marjeta Ҫurumi

Shkurt 2017