Si të përkujdesemi për higjenën intime?

79

Nga Armida Plumbi

Higjiena intime është e rëndësishme për shëndetin, si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Një higjienë intime e ndjekur në mënyrë korrekte mund të japë një ndjesi kënaqësie dhe freskie, por mbi të gjitha parandalon shqetësime të vogla në aparatin gjenital femëror.

Në të shkuarën fjala higjienë ishte sinonim i pastërtisë. Sot ky term ka fituar një domethënie më të gjerë. Rregulli i parë i një higjiene intime korrekte është kënaqësia e freskisë që ajo dhuron. Rezultati mund të merret duke përdorur produkte të cilat përmbajnë substanca në nivel të lartë larës, por në gjendje të mbajnë të pa cënuar aciditetin natyral të ambientit. Sapunët e thjeshtë, edhe pse mund të kenë përbërës të lartë, kanë përbërje alkaline, të cilët i bën jo të përdorshëm për higjienën intime. Mbi të gjitha femrat duhet të dinë se vagina ka një lloj “vetëpastrimi”.

Këshilla e parë që duhet patur parasysh është të mos përdoren shampot apo llojet e ndryshme të xhelit për pastrim intim. Shpëlahuni dhe thahuni mirë. Të shmanget me çdo kusht njomja (sidomos gjatë ciklit). Kur shkoni në tualet fshihuni mirë para dhe prapa për të mos çuar mbetjet fekale afër vaginës. Kur shkoni në pishina duhet të shpëlaheni shumë mirë, sepse klori që gjendet në to është një agresiv, i cili mund të krijojë mukoza.

Kur keni të kruara është shenja se keni mukozë. Kjo tregon se ka ndodhur shumimi i një kërpudhe të quajtur Candida albicans. Kjo nuk është shumë e rëndë, por të bezdis në jetën e përditshme. Mund të shkaktohet nga mungesa e higjienës intime, nga antibiotikët apo dhe diabeti. Në 70% të rasteve ajo çekuilibron florën vaginale.

Disa këshilla për shmangien e mukozave vaginale

terapia-antiestres-26-003

  • Kujdes me marrëdhëniet seksuale shumë të shpeshta. Ato mund të favorizojnë mukozën.
  • Diabeti, shtatzënia dhe disa sëmundje endokrine mund të favorizojnë përsëri mukozën. Flisni herë pas here me gjinekologun.
  • Nëse keni probleme lajini të brendshmet në temperaturën mbi 60°C. Kërpudhat nuk i rezistojnë dot kësaj temperature.
  • Mos përdorni pantallona shumë të ngushta apo të mbathura të pa thara mirë.
  • Si të kujdesemi për higjienën intime gjatë verës

Gjatë verës, përveç të nxehtit, i cili rrit mundësinë e zhvillimit të infeksioneve të ndryshme në trup, është shumë e rëndësishme të kemi një higjienë të mirë të pjesëve intime. Aparati gjenital femëror ka në vetvete mekanizma mbrojtës fiziologjikë që kooperojnë për ta mbrojtur atë nga dyndja dhe shumimi i mikroorganizmave jashtëzakonisht patogjenë, si dhe për të mbajtur ekuilibrin delikat.

Aciditeti vaginal (zakonisht tregohet nga një vlerë e pH) përbën mbrojtjen më të rëndësishme: përveç ruajtjes së paprekshmërisë dhe elasticitetit të mukozës, të mbron edhe nga infeksionet e jashtme. Aciditeti vaginal garantohet nga një bakter, doderlein, i cili është i pranishëm në vaginë dhe që bën të gjithë acidifikimin e zonës. Një tjetër mekanizëm mbrojtës përfaqësohet nga struktura anatomike “e mbyllur” e aparatit gjenital femëror, e cila zëvendëson një lloj barriere mekanike.

Gjatë një terapie me ilaçe ose gjatë momenteve të ndryshme të jetës, kur jeni në moshën e pubertetit, në menopauzë ose gjatë një periudhe stresuese, ekuilibri delikat i florës bakteriale vaginale mund të ndryshojë duke shkaktuar inflamacion.

Inflamacionet e aparatit gjenital femëror të tipit bakterial, alergjik, irritues ose traumatik janë të zakonshme. Në të gjithë këto raste një higjienë intime e mirë është jashtëzakonisht e rëndësishme, edhe pse jo gjithmonë, kjo mund ta zgjidhë problemin.

Cilët janë detergjentet e duhur?

SPARregulli i parë për një higjienë intime të mirë është larja (një ose dy herë në ditë) e rregullt për t’iu përmbajtur aciditetit normal të vaginës. Sapunët e zakonshëm nuk janë të këshillueshëm për higjienën intime, sepse nuk kanë një pH të përshtatshëm (në fakt janë alkalinë). Shpesh produktet për higjienën intime që gjendjen në treg përmbajnë acid laktik, element i cili natyrisht është i pranishëm në vaginë dhe ekstrakte bimore; mes tyre mëllaga, bliri dhe kamomili për vetitë qetësuese, mentoli dhe eukalipti për vetitë freskuese, aloe për vetitë zbutëse dhe hidratuese, si dhe sherbela për vetitë e butësisë.

Mes kësaj game të gjerë produktesh higjienike që gjenden në treg, duhet të zgjidhni atë që i përshtatet lëkurës suaj. Kështu për shembull, disa detergjente, të cilat përmbajnë substanca si triklosani, janë në gjendje të çlirojnë klor e jod dhe si pasojë të kryejnë një funksion antibakterial. Këto lloj produktesh mund të përdoren kur keni ndonjë infeksion.

Gjatë menopauzës, për shkak të uljes së nivelit të estrogjeneve, mukoza vaginale thahet, për shkak të mungesës së hidratimit. Kjo mund të shkaktojë dobësimin e qelizave, ulje të elasticitetit, irritim dhe infeksione. Në këto raste mund t’i drejtoheni detergjenteve intime delikate, me funksion hidratues. Këto produkte janë me bazë substancash hidratuese, si: aloe-vera, kamomili, mëllaga ose bliri dhe kanë veti qetësuese, zbutëse dhe freskuese.

Si ta zgjedhim larësin intim?

18_2Zgjedhja e larësit intim është i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë. Një preparat i mirë duhet të ketë këto të dhëna:

  • Të ketë një përbërës acid me pH 5, për të respektuar aciditetin natyral. Shumë produkte në treg janë të përbërë me acid laktik, ky është prezent në vaginë dhe rezultojnë të përshtaten me nevojat fiziologjike.
  • Të ketë veprim të moderuar antiseptik, i nevojshëm në rastet e djegieve apo irritimeve.
  • Të ketë veprim aromatik dhe freskues, jo nga pikëpamja klinike, por nga estetika e femrave.
  • Të përmbajë aq sa duhet ekstrakte bimore, si kamomili.
  • Të përdoren edhe në rrethana të veçanta, ku nuk mund të keni ujë.

Disa këshilla të përgjithshme për higjenën intime

  1. Përdorni gjithmonë mbathje pambuku ose me fibra natyrale, të cilat lejojnë ajrosjen e lëkurës. Shmangni najlonin dhe fibrat sintetike. Veshjet e ngushta dhe sintetike pengojnë ajrosjen dhe rrisin lagështirën në trup, duke bërë kështu të rritet edhe rreziku i shumë infeksioneve.
  2. Kur pastroni pjesët intime (por edhe kur përdorni letër higjienike) është mirë të procedoni nga para pas, pra nga pjesa vaginale drejt asaj anale dhe jo anasjelltas, për të shmangur kështu që bakteret e fekaleve të infektojnë vaginën dhe rrugët urinare.
  3. Gjatë ciklit menstrual ndërrohuni shpesh edhe nëse nuk keni shumë prurje. Nëse lëkura është shumë e ndjeshme, duhet të përdorni vetëm garza pambuku.
  4. Nëse ju nuk kujdeseni për higjienën personale, në të ardhmen kjo mund të çojë në sëmundje gjinekologjike dhe madje deri në fertilitet. Prandaj, zbatimi i përpiktë i rregullave të higjienës intime është shumë i rëndësishëm për shëndetin riprodhues.
  5. Periudha e shtatzënisë kërkon kujdesje higjienike të veçantë, mbi të gjitha për shkak të humbjeve të bardha jo patologjike që japin prodhimin e mykut. Këto sekrecione përgatisin terrenin për infeksion patogjen, prandaj këshillohet një higjienë lokale dhe e përgjithshme me dezinfektues me bazë të kriprave të amonit.
  6. Për të parandaluar aromat e këqija dhe inflamacionet, këshillohet larja intime të paktën 2 herë në ditë.
  7. Kur udhëtoni, ju gjithashtu mund të përdorni peceta të lagura për higjienën intime. Zgjidhni ato që janë të përbëra nga materiale natyrale dhe me sistem të mirë ajrosjeje.

feminine-hygiene-product-manufacturingGjatë menstruacioneve, higjienës personale duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje. Gjatë ditëve kritike lahuni me sapun dhe ujë 2-3 herë në ditë dhe bëni dush të ngrohtë, sepse në këtë periudhë janë aktive gjendrat dhjamore dhe gjendrat e djersës, që mund të shkaktojnë infeksione.

Nuk rekomandohet gjatë menstruacioneve që të bëni dush me ujë të nxehtë apo të laheni në vaskë, se në këtë mënyrë ju ndaloni gjakderdhjen gjatë kohës që jeni në ujë, por më pas fluksi i tyre do të shtohet. Gjatë menstruacioneve gjithashtu këshillohet që mos të futeni në pishina apo det, pasi mund të bëheni burim infeksionesh për të tjerët apo të merrni vet mikrobe që shkaktojnë inflamacion.

Bëni kujdes për zgjedhjen e pecetave apo tamponëve, në mënyrë që ato të jenë të përshtatshme me intensitetin e gjakderdhjes që do të keni sipas ditëve. Bëni kujdes që t’i ndërroni pecetat apo tamponët çdo 4 orë, për të ruajtur një higjienë sa më optimale.

Rev. Familja, shtator-tetor 2013