Elona Çeço
- Tregoni hapat
Kur fëmijët e dinë se çfarë do të ndodhë, janë më të sigurt dhe më të qetë. Tregojuni atyre paraprakisht ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë.
- Merrni me vete një lodër
Një lodër e preferuar me vete bën fëmijët që të humbin mendjen apo të qetësohen.
- Mbani një orar strikt
Mundohuni të vendosni orare fikse kur e çoni dhe kur e merrni fëmijën nga kopshti. Kjo strukturë ndihmon fëmijën të organizohet dhe të krijojë siguri tek familjarët.
- Putheni dhe ikni
“Mos ikni fshehurazi!” thonë ekspertët “sepse kështu fëmija mëson të mos ketë besim tek ju”. Thoni “mirupafshim” pastaj ikni.
- Çlironi stresin
Prindërit ndonjëherë ndjehen në faj që po i lenë fëmijët në kopsht dhe fëmijët mund ta ndjejnë këtë ankth. Prindërit duhet të jenë ata që të tregohen të qetë fillimisht që dhe fëmija të jetë i qetë.
- Mos kërcënoni
Kërcënimet rritin më shumë stresin tek fëmija, ndaj hiqini ato fjalitë “nëse qan përsëri sot…”. Mundohuni ta kuptoni dhe ta ndihmoni fëmijën tuaj në këtë përvojë.
- Shmangni rryshfetet
“Nëse nuk qan, do të të sjell akullore kur të të marr”. Kjo mund të funksionojë ditën e parë, por më pas fokusi është te akullorja dhe çdo ditë fëmija pret të njëjtën gjë.
- Mbylleni mirë
Kur e merrni fëmijën nga kopshti, tregojini vështirësitë e mëngjesit dhe përgëzojeni që ia doli të qëndronte mirë në kopsht.
- Konsideroni ndonjë ndryshim
Nëse i keni provuar të gjitha dhe fëmija juaj vazhdon të qajë, atëherë mund të ketë ndonjë problem lidhur me kopshtin. Konsideroni mënyrën e komunikimit të mësueses dhe grupin e fëmijëve.
Familja, nentor 2016