Majlinda Qosja
Prodhuesi dhe shpikësi i lapsit e mori atë mënjanë, para se ta vendoste në kuti dhe nisi ta këshillonte.
“Ka 5 gjëra që duhet të dish”, i tha ai lapsit, “Para se të dërgoj në botën e shkrimit dhe ti të fillosh punë. Gjithmonë mbaji mend këto këshilla dhe kurrë mos i harro sepse kështu do të bëhesh lapsi më i mirë.”
Një: “Ti do të jesh në gjendje të bësh shumë gjëra të mëdha, por vetëm nëse do të do të biesh në dorën e një njeriu të madh.”
Dy: “Ti do të përjetosh dhembje ndërsa të mprehin herë pas here, por duro se kjo duhet patjetër, që të bëhesh një laps më i mirë.”
Tre: “Ti do të jesh në gjendje për të korrigjuar gabimet që mund të bësh.”
Katër: “Pjesa më e rëndësishme tek ty do të mbetet gjithmonë ajo që ke në brendësi.”
Pesë: “Në çdo sipërfaqe ku ti shkruan, ti duhet të lësh gjurmën tënde. Pa marrë parasysh se çfarë dhe si është situata, duhet të vazhdosh të bësh detyrën tënde. ”
Lejo këtë pasqyrim dhe reflektim të bisedës me lapsin që edhe ju të inkurajoheni dhe të dini se jeni një person i veçantë dhe vetëm ju mund të përmbushni qëllimin për të cilën keni lindur dhe jeni krijuar!
Kurrë mos e lejoni veten që të dekurajoheni dhe të mendoni se jeta juaj është e parëndësishme dhe se nuk jeni në gjendje të ndryshoni jetën tuaj!
NDIQ KËSHILLAT QË PRODHUESI DHE SHPIKËSI I DHA LAPSIT!
Shkurt 2017