Disa rregulla për marrëdhënie të mira me kolegët

495

Nga Anxhela Peza, psikologe

Marrëdhënia e punës është një ndër qëllimet kryesore të njeriut në jetë. Gjithë përpjekjet e njeriut gjatë fëmijërisë, adoleshencës dhe moshës së rritur i përkushtohet përgatitjes për profesion. Gjatë punësimit dhe ushtrimit të profesionit në marrëdhënet midis kolegeve, ka stresi në punë, eprori me stil autoritar shpeshherë krijon një gjendje me energji mjaft komplekse dhe negative në stafin e punës duke vështirësuar dhe performancën në punë. Xhelozitë dhe zilitë në punë shfaqen dhe për arsye arritjesh pozicioneve hierarkike dhe mbi të gjitha vlerësimet verbale së bashku me diferencimet e pagave.

Që marrëdhëniet mes kolegëve të shkojnë mirë duhet:

  • Të dinë limitin mes të qenit kolegë dhe miq në ambientin e punës.
  • Të kenë etikë në të folur brenda ambientit të punës edhe pse mund të ketë kofidencialitet mes palëve.
  • Mirë do të ishte të mos kishte marrëdhënie të dyfishta mes kolegëve të punës, për të mos u përfshirë në implikime interesash.
  • Rregullat e kodit etik në punë janë një edukatë institucionale për të gjithë ata që janë të punësuar, megjithatë është mjaft e vlefshme që të zbatohet rregullorja e brendshme e institucionit ku punohet.
  • Të mundohen që simpatitë dhe miqësinë t’i kenë jashtë mjedisit të punës, kështu evitojnë thashethemet keqdashëse ose lënia e përshtypjes se ka grupe të vogla në punë.

Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duan të gjithë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët.

Ekspertët japin disa këshilla. 

Dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.

1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.

3- Mundohuni t’i lejoni vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji.
4-Thoni JO.  Nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
5- Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë edhe fizikun.
7- Arma më e mirë është heshtja, kur ju qortojnë në punë apo dikush mund të bëjë “një shaka pa kripë”.
8- Edhe pse etika e të veshjes në punë është mjaft e rëndësishme, nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklet.
9- Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni edhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.

10- Mbani një libër xhepi me barcaleta, e cila ju ndihmon për t’u shplodhur.

Puna po nuk u bë më pasion, përkushtim dhe dashuri nuk mundet të ecë përpara me dimensionet e karrierës dhe vetëaktualizimit. Ndaj në fillim zgjidhni profesionin që dëshironi të bëni me kënaqësi dhe devotshmëri!

Revista “Familja”, prill 2017