Gruaja muslimane model në moral dhe dije

59

Feja Islame është sistemi i parë në botë, i cili e obligoi diturinë. Thotë Allahu (xh.sh.): “Lexo me emrin e Zotit tënd” (El-Alak, 1).

Meqenëse shoqëritë e civilizuara ndërtohen në baza shkencore dhe të diturisë, në shoqërinë muslimane gruaja dhe burri kanë garuar në përfitimin e diturisë nga burimet e saj, pasi kërkimi i diturisë është obligim. Pejgambejri (a.s.) ka thënë: “Çdo njeri, i cili ka një vajzë robëreshë, që e arsimon dhe e edukon si duhet, pastaj e liron dhe e marton, ka 2 shperblime” (Buhariu).

Në qoftë se i bëjmë një vështrim realitetit të gruas në epokën pejgamberike,do ta shohim se si e frekuentonin xhaminë për të pirë prej burimit të diturisë. U mëshiruan me këtë dituri dhe e shndërruan në sjellje shembullore praktike, në edukatë të lartë me të cilën i ushqyen bijtë e vet, dhe në lëvizje të bekuar në çdo fushë jetësore.

Gruaja nuk pyeste për rolin e saj në veprimtarinë politike apo shoqërore, por ajo e kryente këtë rol, kurse udhëzimi pejgamberik e stimulonte dhe e ndihmonte.

Feja Islami e nderoi dhe e respektoi gruan duke e bërë atë krijesë të lirë. Ka prej atyre që supozojnë se posedojnë xhelozi ndaj fesë së Allahut. Bëjnë që gruaja të kthehet në injorancë duke thënë: “Qofshin të mëshiruara ditët kur gruaja nuk dilte nga shtëpia e saj vetëm 3 herë; nga barku i nënës së saj në botë, nga shtëpia e babait për në shtëpinë e burrit dhe nga shtëpia e burrit për në varr”.

Çështja e gruas vazhdon t’i preokupojë islamistët sot, të cilët dëshirojnë ta rindërtojnë umetin në baza të Islamit dhe ligjeve të tij. Një grup prej tyre mendojnë se gruas muslimane i mjafton kujdesi ndaj familjes.

Ndërsa një grup tjetër nuk mjaftohet me kaq, por janë këmbëngulës që t’i japin asaj të gjitha të drejtat, të cilat ia ka dhënë ligji i pastër islam.

Në të gjithë vendet europiane gruaja ka vuajtur nga sulmi ndaj lirisë së saj. Sistemet e prishura dëshirojnë ta shkatërrojnë dhe degjenerojnë atë. Madje këto sisteme nuk munden ta durojnë kthimin e gruas në fenë e saj dhe mbulesën e saj. Por gruaja muslimane vazhdon të jetë e qëndrueshme në luftën e ndryshimit civilizues dhe pjesëmarrëse aktive në çdo aspekt të jetës.

Ajo arriti të mbërrijë në piedestalin më të lartë. Kjo nuk qe e rastësishme, por një pikënisje e qartë.

Nëna e besimtarëve, Aishja (r.a.), e cila ishte e diplomuar në shkollën pejgamberike, arriti kulminacionin e diturisë dhe pjekurisë në çdo shkencë. Në Medine ajo ishte përballë dijetarëve të mëdhenj, si: Omeri dhe Ebu Hureja në pozitën e mësuesit ndaj nxënësve.

Urveja thotë: “Nuk kam parë asnjë më të dijshëm se Aishja (r.a.). Ka qenë njeriu me mendime më të frytshme. Njohëse e medicinës, politikës, transmetimit, historisë dhe gjenealogjisë.

Në thesarin tonë ka skena fenomenale të misioneve të rëndësishme në politikë, të cilat i kreu gruaja muslimane gjatë shekujve. Një grua iu drejtua Omer Iben Hatabit dhe i tha: “O udhëheqës i besimtarëve! Unë e gjeta një foshnjë dhe e gjeta edhe një qese, në të cilën kishte një dinar. E mora këtë foshnjë dhe ja gjeta me qira një gjidhënëse. Katër gra i vijnë atij e puthin e unë nuk e di se cila është nëna e tij. Omeri i tha asaj: ‘Kur të vijnë më trego, e ajo veproi sipas urdhërit’. Omeri i tha njërës prej tyre: ‘Cila prej jush ishte nëna e kësaj foshnje?’ E gruaja tha: ‘Për Allahun, nuk bëre mirë, o Omer! I drejtohesh një gruaje, të cilën e ka mbuluar Allahu e ti dëshiron ta zbulosh atë’. Tha: ‘Drejt e ke’” (Bejhakiu). E tillë u bë gruaja pasi e ndryshoi Islami. E vetëdijshme, guximtare dhe folëse, bindëse në komunikim.

Motra e sotme muslimane ka mundësi të vazhdojë një rrugë të tillë, plotë besim, vendosmëri dhe durim.

Amra Babic është femra e parë muslimane që mban shami, e cila zgjidhet si kryebashkiake e një qyteti boshnjak, madje qytetit të vetëm në mbarë Evropën. Ajo është shprehur se zgjedhja që bënë qytetarët e saj duke e votuar për këtë post, përbën një model për mbarë Perëndimin dhe vendet e botës islame. Babic thotë: “Kjo është një fitore e madhe për demokracinë. Votuesit tanë treguan se sa të hapur janë ndaj diversitetit duke me zgjedhur mua si femër, madje si femr me shami”.

Qyteti Visoko, ku është zgjedhur Amra, është një qytet me 40 mijë banorë. Ajo shprehet se zgjedhja e saj në krye të bashkisë është një model për Evropën, madje më shumë se kaq, për Perëndimin dhe Lindjen, të cilat takohen në Bosnjë.

Amra është eksperte ekonomike dhe thotë se Islami ka një qëndrim të qartë ndaj gruas duke i dhënë asaj statusin që i takon në jetën publike. Të gjithë ata që e interpretojnë islamin në mënyrën e duhur e kuptojnë qartë këtë. Ajo vlerësoi vendimin e guximshëm të partisë ku aderon, i cili e zgjodhi atë si kandidate për kreun e bashkisë në një shoqëri maskiliste si ajo e Bosnjës, e cila përbëhet nga tre etni: muslimanët, serbët dhe kroatët.

Amra Babic, duke buzëqeshur, shton: “Ishte një test politik tepër i madh, pasi qytetarët kanë paragjykime në vite karshi grave. Kësaj, shtoji faktin që jam edhe e mbuluar me shami. Ata besojnë se vendi i gruas nuk është në politikë. Politika ka qenë dhe mbetet monopol i burrave dhe fitorja ime ka ardhur pas disa betejave të shumta që kam zhvilluar në jetë”. Thotë se vendi i Bosnjës është mes vendeve Evropiane moderne.

“Mendoj se hixhabi im s’ka përse të jetë pengesë në rrugëtimin tonë drejtë Evropës. Ajo (Evropa) do e kuptojë se është para njerëzve që e respektojnë identitetin e tyre dhe se janë aq tolerantë për të respektuar të drejtat e të tjerëve.

KORRIK-GUSHT 2013