GRUAJA NЁ KARVANIN E THIRRJES ISLAME

57

Thirrja pёr nё rrugёn e Allahut (daveti) ёshtё njё nga detyrat mё tё vyera qё u obligohet muslimanёve. Rruga e davetit siguron pёrfitim moral pёr tё gjithё shoqёrinё dhe umeti islam dallohet me tё bazuarit nё parimin e urdhёrimit nё tё mirё dhe ndalimit nga e keqja. Detyrё e çdo besimtari musliman ёshtё qё sipas mundёsive t’i kёshillojё dhe t’i orientojё ata qё i ka pranё vetes, t’i thёrrasё pёr nё rrugёn e Zotit, nёse e bёn kёtё e ka kryer detyrёn e pёrcjelljes sё mesazhit, e ka ndjekur vijёn e profetwve duke u bёrё udhёzues.

“Vazhdo me kёshillё, sepse kёshilla besimtarёve u bёn dobi” (Edh-Dharijat, 55).

Ka njerёz qё e kufizojnë përgjegjësinë e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja si pёrgjegjёsi vetёm të burrave dhe e konsiderojnё pak të rëndësishme këtë detyrё nga ana e grave. Sigurisht, argumentet nga Kurani dhe Suneti i drejtohen të dyve, burrave edhe grave.  Megjithëse, ka disa argumente që janë të veçanta për burrat, sikurse në të njëtën kohë, Allahu i ka urdhëruar disa të tjera vetëm për gratë. Kjo tregon që ato kanë një karakter dhe personalitet të ndryshёm nga burrat, pёr kёtё arsye edhe mёnyrёn e davetit nuk e kanё tё njёjtё tё dyja gjinitё. “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i Urtë” (Teube, 71). Allahu nё kёtё ajet e bëri të qartë që femrat besimtare mund të arrijnë këtë cilësi ashtu si munden edhe meshkujt. Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë: “Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit” (Ali Imran, 104). Ka tekste në Kuranin Famёlartё të cilat provojnë direkt përgjegjësinë e grave për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar të keqen: “O gratë e Profetit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thoni fjalë të matura” (Ahzab, 32). Një nga komentatorët e respektuar të Kuranit, Abdullah Ibën Abas (r.a.), ka thënë rreth shpjegimit të fjalёs së Allahut: “Thoni fjalë të matura” – se ka kuptimin që ato duhet të urdhërojnë për të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja. Kjo mund të merret si një thirrje e përgjithshme për të gjitha gratë muslimane. Askush nuk duhet të mendojë që ky urdhër është specifik për nënat e besimtarëve (gratë e Profetit a.s.) ashtu siç ju është drejtuar në këtë ajet kuranor, sepse duke iu drejtuar atyre, janë të nënkuptuara gjithashtu dhe pjesa tjetër e grave muslimane.

E kush e tha se njё grua nuk bёn pёr davet dhe pёr tё thёrritur tё tjerёt nё rrugёn e Zotit? Kush e tha qё njё grua nuk mund t’i nxisё gratё apo vajzat e tjera tё japin lёmoshё pёr hir tё Allahut duke ndihmuar me to shumë familje me nevoja ekonomike tё skajshme? Kush tha qё ajo s’mund ta pёrhapё atё qё ka mbledhur nga dituria e saj nё dobi tё grave tё tjera duke u bёrё nё kёtё mёnyrё njё urё lidhёse ndёrmjet tyre dhe të vёrtetёs. Ajo mund tё ketё njё qendёr kёshillimi pёr nёnat dhe motrat, ku e arsimuar pikёrisht nё kёtё fushё ajo jep kontributin e saj vetjak nё tё mirё tё kёsaj shtrese, duke ia përcjellë mendimin dhe ndihmёn e vet me tёrё energjinё e saj. Ajo e bёn kёtё pёr t’u larguar atyre shqetёsimet dhe brengat nga fatkeqёsitё qё e kanё rrethuar. Dhe tё gjithё kёtё e bёn pёr tё arritur kёnaqёsinё e Allahut dhe pёr asnjё shpёrblim tjetёr tё kёsaj bote. Se ato zbatojnё fjalёn e Tij: “Kush vepron njё tё mirё qoftё edhe sa grimca atё do ta gjejё” (Ez-Zelzele, 7).

Gratë kanë nevojë për të ndihmuar gratë e tjera për t’u futur në Islam dhe kanë nevojë për t’u mësuar atyre pasi ato bëhen muslimane, sepse ato janë më të afta dhe mё tё lira sesa burrat për të komunikuar me gratë. Gratë po ashtu janë më shumë të ndikuara nga fjalët, veprat dhe sjelljet e grave më tepër sesa ato të burrave. Pastaj, një grua me sjelljen dhe punёt e saj të mira në mesin e grave mund të bëjë atë që nuk e bëjnë hutbet, ligjёratat dhe tribunat. Pikёrisht pёr kёtё daveti midis grave meriton dhe duhet të tёrheqё më shumë vëmendje sesa ka momentalisht.

Thirrja në Islam është punё fisnike, kёshtu e kuptuan ata qё jetuan para nesh, mes tyre dhe gratё, saqё ato dёshironin shumё qё tё tjerёt ta mёsonin shehadetin prej tyre. Njё herё i Dёrguari (a.s.) nё prezencёn e disa sahabёve ka thёnё: “Ka nga umeti im njerёz tё cilёt do ta kalojnё detin pёr ta pёrcjellё shehadetin” (do tё udhёtojnё larg, do kalojnё dhe detet pёr njё arsye tё vetme: që t’i udhёzojnë njerёzit nё rrugё tё Zotit dhe tё përhapin fenё) nё mesin e tyre ka qenё një grua, e cila kur e dёgjoi fjalёn e profetit tha: “O i dёrguar i Zotit, lutju Zotit tё mё bёjё dhe mua prej atyre (qё ta kalojё detin pёr tё pёrcjellё shehadetin)”. Profeti (a.s.): “Ti je prej atyre”. (Ti je nё mesin e atyre qё do ta kalojnё detin pёr ta pёrcjellё shehadetin). Dhe vjen rasti qё Xhabiri (r.a.) sё bashku me bashkёshorten e tij, gruan që pyeti Profetin (a.s.), hypin në anije dhe kalojnё detin pёr tё pёrhapur fjalёn e Zotit deri nё momentin qё kanë ndёrruar jetё.

Gratë muslimane që nё fillimet e Islamit thirrёn nё fenё e Allahut dhe patёn njё rol tё rёndёsishёm nё pёrhapjen e besimit islam tek njerëzit. Ndikimi i tyre gjendet pothuajse në çdo sferë të asaj periudhe të ndritur tё historisë, kur i tërë statusi i femrёs u ndryshua përgjithmonë. Ato ishin aktive në fe, por edhe në politikë. Thirrëse të palodhura tё mësimeve islame nё çdo kohё. Këto gra u dalluan në fushën jurispundencës islame, në Sheriat. Nё mesin e tyre kishte dhe eksperte nё predikim. Gratё nё atё kohё arriten sukses edhe në leximin e Kuranit, interpretimit dhe komentimit tё tij, fikhut, studimit tё hadithit etj. Me pak fjalё nuk ekziston asnjë sferë që ato e përvetësuan dhe nuk ua mёsuan tё tjerёve. Ato e përhapën mesazhin e fesë dhe përmes shembullit tё tyre u konvertuan shumë jobesimtarë në Islam.

Mos tё mendojё muslimania qё unё s’ka dije tё mjaftueshme ndaj dhe t’i largohet thirrjes. Çdo njeri duhet tё komunikojё atё qё di, i mjafton asaj tё kumtojё atё qё ka mёsuar nga e vёrteta, madje edhe nёse ёshtё vetёm njё ajet nga Libri i Allahut. Kёshtu na mёsoi i Dërguari (a.s.) i cili tha: “Pёrcilleni nga unё qoftё edhe njё ajet…” (Buhariu).

Jetojmё nё njё kohё ku njerёzit po humbin dita-ditёs njerёzinё e tyre. Ata e kanё mё tё lehtё tё rrotullohen mbas njё varri duke kёrkuar ndihmë prej tё vdekurit dhe pёr ekzistencёn e njё Zoti tё Vetёm, i Cili jep jetёn dhe vdekjen njёkohёsisht, nuk binden. Pikёrisht nё kёtё vend ku flet pёr moral dhe tё shohin sikur vjen nga një botё tjetёr. Ku rrit njё fёmijё tё edukuar dhe tё thonё qё po e mёson keq kёtё fёmijё. Ku ecin pёrkrah me lakuriqёsinё dhe si problem tё vetёm shohin mbulimin e gruas muslimane. Ku prindёrit abuzohen nga fёmijёt e tyre edhe nuk e gjykojnё kёtё veprim si diçka tё pamoralshme, por vetё prindi e justifikon sjelljen e fёmijёs së vet me kohёn qё ka ndryshuar, gjoja janё prishur brezat d.m.th. duron pasojat duke u justifikuar me rrethanat dhe duke mospёrfillur shkaqet. Karroca ka marrё tatpjetёn tashmё, pritet vetёm tё rrokulliset mbrapsht duke marrë para vetes ç’tё gjejё, por nga kjo situatё nuk ёshtё se shpёtojnё dhe muslimanёt.

Pёr disa gra ёshtё normale tё flasin shumicёn e kohёs pёr modёn, tualetin, garderobёn dhe filmat, e aktorёt e preferuar, por kur vjen puna pёr tё folur për moralin, e konsiderojnё tё tepёrt dhe tё diskutojnё pёr tё, e shohin si kohё tё humbur. E kundёrta ndodh pёr njё thirrёse. Ajo gjatё gjithё kohёs mendon: Çfarё mё ka mbetur pёr tё bёrё mё tepёr brenda mundёsive tё mia, pёr tё rregulluar gjendjen nё vendin tim? Si mund t’i shёrbej muslimanёve? Ajo nё çdo situatё nxjerr mёsim dhe mendon se ka vend pёr pёrmirёsim nё çdo gjendje. Atёherë lind pyetja: Çfarё ёshtё ajo qё mund tё ndryshojё zemrat e njerёzve pёr t’i drejtuar ato nga e mira? Kёto janё pyetje qё çdo thirrёse i rrotullon në mendjen e saj, andaj dhe e nis pёrmirёsimin nga vetja dhe familja saj. Sepse roli i gruas nё davet bёhet mё i rёndёsishёm nga momenti që ajo ёshtё nёnё, dhe i rritet pёrgjegjësia dhe llogaria, jo vetёm se pёr atё do tё pёrgjigjet para Zotit, por sepse ajo e ka kuptuar qё njё thirrёse e mirё i pёrkushtohet edukimit tё fëmijёs sё saj, i nxit tё jenё nё dobi tё muslimanёve tё tjerё dhe tё shoqёrisё nё pёrgjithёsi, tё pёrhapin tё mirёn kudo qё shkelin duke u bёrё shembull pёr tё tjerёt nё moral, mёsim dhe nё punё.

Tё pёrhapёsh thirrjen islame nuk ёshtё e thёnё tё jesh e kufizuar vetёm nё njё vend tё caktuar, por kudo, nё çdo kohё dhe nё çdo situatё njerёzit kanё nevojё pёr njё fjalё tё mirё, pёr mbёshtetje dhe nё raste tё tjera edhe pёr ndihmё. Shumё thirrёse islame shfrytёzojnё çdo situatё pёr tё pёrmirёsuar, duke filluar nga vendi i saj i punёs me shoqet e saj, nё rrugё, madje dhe nё dyqan kur bёn shpenzimet e saj tё ditёs.

Mёnyrat e davetit kanё rrugё tё ndryshme. Bamirёsia ёshtё njёra prej kёtyre, tё cilёn njё thirrёse nuk mund ta neglizhojё mundёsinё pёr tё fituar sevape. Ajo e di qё kur kryen njё vepёr tё mirё, sado e vogёl qё ajo mund tё duket, do jetё prej atyre qё Allahu i ka bekuar. “Mos kёrkoni tё bёheni si dikush tjetёr pёrveç nё dy raste: si njё njeri, tё cilit Allahu i ka dhёnё pasuri dhe ai e harxhon atё pёr ta mbёshtetur tё vёrtetёn dhe si njё njeri qё Allahu i ka dhёnё dituri dhe ai vepron sipas saj dhe u mёson njerёzve prej saj.” (Buhariu dhe Muslimi)

Njё thirrёse e zgjuar shfrytёzon çdo situatё duke pasur pёr qёllim pёrmirёsimin dhe komunikimin e ndёrsjelltё edhe nёse ndodhet nё situata tё pakёndshme. Njerёzit kanё nevojё pёr mёsim: “Shumica e tyre nuk dinё” – thotё Allahu i Madhëruar. Dhe kjo padituri duhet tё kurohet ndёrmjet sjelljes sё bukur dhe tё edukuar. Fundja kjo ёshtё ajo që kemi pёr detyrё dhe nuk duhet tё shikohet pёrhapja e sё mirёs si diçka e pamundur, thjeshtё po veprojmё ashtu siç feja na ka mёsuar.

Nё rrugёn e davetit ka shumё pengesa, sidomos nёse udhёzuese nё kёtё rrugё janё femrat. Megjithatё asnjёra nga kёto pengesa nuk duhet tё dobesojё aktivitetin e saj dhe tё demoralizojё dhe qёllimin e saj tё shenjtё. Çdo vёshtirёsi kapёrcehet me njё shpresё tё madhe pёr fitore, se ne jetojmё me hadithin e Profetit (a.s.): “Nё Ditёn e Gjykimit nuk do të lёvizё kёmba e njeriut derisa ai ose ajo tё pёrgjigjet pёr katёr çёshtje: pёr jetёn ku e ka kaluar, pёr rininё ku e ka harxhuar, pёr pasurinё ku e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar, dhe pёr diturinё çfarё ka bёrё me tё”.

Tё thёrrasёsh nё rrugёn e Zotit me sinqeritet, ky ёshtё qёllimi i çdo thirrёsje, duke mos kёrkuar nga njerёzit as famё, as pushtet, as ndonjё pёrfitim tjetёr vetjak, vetёm pёr tё fituar kënaqёsinё e Allahut dhe kjo i mjafton. Kёshtu na ka treguar dhe Allahu nё Kuran pёr çdo profet qё popullit tё tij i ka thёnё: “Unё nuk dua asgjё pёrveç pёrmirёsimit nё tokё, aq sa kam mundёsi, atё mund ta arrij vetёm me ndihmёn e Allahut, Atij i jam mbёshtetur, prej Tij shpresoj” (Hud, 88).

Shtator-Tetor 2013