Këshilla për një agjërim të shëndetshëm

74

Nga Arjeta Dema

Hipokrati, babai i mjekësisë, thoshte se sëmundjet e shkaktuara nga teprimi në të ngrënë (ngopja) mund të shërohen me agjërim.

Sot, njerëzit agjërojnë për arsye shpirtërore, si dhe për dieta dhe efektet shëndetësore. Humbja e peshës që përjetohet përmes agjërimit është përgjithësisht e vogël dhe rikuperohet shpejt kur i ktheheni ushqyerjes së rregullt.

Mjekët që përkrahin agjërimin thonë se i jep sistemit të tretjes një pushim (pra e përmirëson atë) dhe ndihmon në detoksifikimin e organizmit.

Për t’u siguruar që ju të merrni të gjitha ushqimet esenciale gjatë agjërimit, mbani parasysh një ekuilibër të shëndetshëm të ushqimeve, duke përfshirë një shumëllojshmëri frutash dhe  perimesh si dhe shmangni yndyrën e tepërt në gatim.

Ushqimet më të shëndetshme dhe më pak të shëndetshme gjatë Ramazanit!

Gjatë Ramazanit ju duhet të shtoni përpjekje që të përfshini ushqime nga të pesë grupet ushqimore për të siguruar shumëllojshmëri dhe një dietë të ekuilibruar.

Këto ushqime përfshijnë:

  • Bukë, drithëra dhe produkte të tjera të grurit
  • Fruta dhe perime
  • Mish, peshk dhe shpezë
  • Qumësht, djathë dhe kos
  • Yndyrna dhe sheqerna (këto përmbajnë shumë pak lëndë ushqyese dhe janë të larta në kalori dhe prandaj marrja e tyre duhet të jetë e kufizuar).

9280e3ac-ae75-493a-a5a5-ffba553939ba

Ushqimet më të zakonshme të përdorura nga Profeti Muhamed (a.s.) ishin qumështi, hurmat arabe, mish qingji/deleje dhe tërshëra. Ushqimet e shëndetshme të përmendura në Kuran janë frutat dhe perimet, të tilla si ullinjtë, qepët, kastraveci, fiku, hurma, si dhe thjerrëzat.

Ushqimet e pasura me fibra gjithashtu treten ngadalë dhe përfshijnë drithërat, grurin, frutat e thata, bishtajoret, patatet me lëkurë, perime si fasulet e gjelbra dhe pothuajse të gjithë frutat, përfshirë kajsinë, kumbullën dhe fikun.

Ushqimet që duhen shmangur janë ushqimet e konservuara dhe fast-food që përmbajnë shumë yndyrna dhe karbohidrate të rafinuara, siç janë sheqeri dhe mielli i bardhë ose ëmbëlsirat, biskotat dhe çokollatat. Gjithashtu do ishte mirë të shmangni përmbajtjen e kafeinës në pije, si çaj, kafe dhe cola (kafeina është diuretik dhe stimulon humbje më të shpejtë të ujit përmes urinimit).

Cilat ushqime duhet të hani në syfyr dhe iftar?

Syfyri

Ushqimi para agimit duhet të jetë një ushqim i shëndetshëm, i moderuar, që plotëson dhe siguron energji të mjaftueshme për shumë orë. Prandaj është veçanërisht e rëndësishme që të përfshihen ushqime që treten ngadalë si karbohidratet komplekse. Pini lëngje për të mbajtur hidratimin gjatë ditës dhe për të ndihmuar me tretjen.

Iftari

Vakt që thyen agjërimin e ditës mund të përfshijë hurmat duke ndjekur traditat profetike. Hurmat do të sigurojnë një shpërthim të energjisë shumë të nevojshme. Lëngjet e frutave gjithashtu do të kenë një efekt të ngjashëm, rivitalizues. Vakt duhet të mbetet një vakt dhe të mos teprohet në të ngrënë.

Këshilla të shpejta si të keni një agjërim sa më të shëndetshëm!

  • Hani ushqim me normalisht (pa e tepruar) dhe të pasura me nutrient në syfyr dhe iftar.
  • Shmangni ushqimet me yndyrë si dhe me shumë kripë dhe sheqer.
  • Zgjidhni një dietë të pasur me fruta, perime, fasule, thjerrëza, oriz dhe fruta të thata.
  • Pini shumë lëngje dhe shmangni pijet me kafeinë si kafe, çaj, pije energjike ose cola.
  • Prisheni (thyjeni) agjërimin me hurma dhe fruta dhe pas një pushimi të shkurtër filloni me vaktin.
  • Shmangni stërvitjen e tepërt gjatë kohës së agjërimit. Nëse doni të shkoni në palestër, bëjeni këtë pas iftarit.

Qershor 2017