Kuptimi i lirisë njerëzore

43

Nga Sahiba Goga Daciq

Zoti në mënyrën më të bukur e ka treguar dinjitetin e jashtëzakonshëm të natyrës femërore ashtu që edhe një sure të tërë e ka quajtur me emrin “Gruaja”, ndërsa Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë se gratë janë stoli e kësaj bote dhe se Xheneti është nën këmbët e nënës e ka treguar në parametrin tokësor e cila të çon deri tek bukuritë e Xhenetit deri sa te dijmë t`i shërbejmë saktësisht gruas si “Nënë”..

Në raportin e të Dërguarit (a.s.) ndaj grave dhe vajzave  të veta qartë iu ka treguar se deri ku e ka respektuar në secilin aspekt dinjitetin të cilën  gruaja në Islam e ka të siguruar me traditat  e bukura islame. Ai gruas në Islam i ka mundësuar të marrë pjesë në xhami e cila nuk ka qenë veç vend i shenjtë dhe vend lutjeje por edhe ambient i hapur për të gjithë ku barabartësishtë edhe bashkësia e femrave edhe e meshkujve kanë bërë dialogje dhe biseda për gjërat e rëndësishme  të  cilat kishin të bëjnë me fenë dhe me jetën në këtë botë.

Profeti (a.s.) e ka respektuar lirinë e të shprehurit publikisht prej se cilit individ, mashkull apo femër qoftë. Kur u martua me Hatixhen (r.a.), me gruan e parë si dhe besimtaren e parë në Islam, ka treguar se gruaja mundet të jetë  tregtare e mirë si dhe menaxhere e jashtëzakonshme.

 

Liria e fjalës

Gruas në Islam nuk ka të drejtë askush t`ia marrë të drejtën e fjalës publike, lirinë e saj , dinjitetin, të drejtën e shkollimit, të drejtën e propozimit dhe zgjedhjes.

Zejnebi (r.a.) ka qenë aq oratore sa që të gjith mbeteshin të habitur nga oratoria e saj.

Gruaja në Islam ka mbetur sakrifica e parë dhe e fundit duke e mbuluar me thënien e ashtuajtur “sjellje muslimane”. Ajo i ka humbur të gjitha ato vlera, të drejta dhe lirinë që Islami ia ka atribuar. Është e larguar nga vendet publike, i është marr e drejta e fjalës publike, i është kushtëzuar liria e lëvizjes, posaçarisht në vetë djepin e Islamit, në kohë pak më të hershme kur fëmija mashkull kishte më shumë të drejtë sesa një femër e rritur kur ishte në pyetje dalja e saj në vendet publike. Ia kanë marrë të drejtën e zgjedhjes dhe të jetë e zgjedhur në cilin do qoftë funksion, por mbajmë mend edhe periudhën kur femrës myslimane iu është ndërprerë e drejta e arsimimit dhe e emancipimit.

Fatkeqësisht, këto raste nuk janë të ralla as në ditët e sotme tek shoqëria myslimane.

 

Liria e të veshurit

Mbulesa është pjesë e personalitetit dhe imazhi i gruas myslimane. Ajo ruan moralin e saj dhe përmes përshtatshmërisë së veshjes, gruaja ruan pastërtinë e brendshme shpirtërore.

Hixhabi e mbron, e stolis dhe e zbukuron gruan. Gruaja e cila paraqitet në vendet publike me hixhab, në rrugë, në treg, në park dhe në vendet tjera publike do të ketë shpërblim të veçantë sepse me atë veshje ajo paraqet mënyrën e posaçme që njerëzit të përkujtojnë Krijuesin e vet.

Gruaja e mbuluar në ditët e sotme është e lirë dhe mundet të vendos për mënyrën e mbulimit të saj, mban veshje të bukura. Në drejtim të kësaj zhvillohet pothuajse një kulturë e tërë që veshja e gruas myslimane të jetë e bukur, e përshtaçme dhe në të njëjtën kohë të ketë një pamje të bukur dhe të mos shkurtojë normat e legjislacionit islam rreth mbulesës. Një politikan italian ka thënë: “Nëse Djevic Marica mban mbulesë në çdo fotografi të saj, e si mund të më pyesni që të përkrah  ligjin e ndalimit të veshjes së hixhabit?!”

 

Liria e zgjedhjes së bashkëshortit

Në vend që bashkëshorti të zgjidhet me zemër vendosin që zgjedhja të jetë sipas  profesionit, sipas mjetit automobilistik, sipas pozitës që ka, sipas ngjyrës së syve, çfarë telefoni mban… etj. Shumica e vajzave janë shumë të gëzuara kur për mehër bashkëshortore (dhuaratë martesore) fiton “letrat” për të shkuar në shtete perëndimore.

Femrën e martojnë katër gjëra: bukuria, pasuria, prejardhja familjare dhe feja. Feja është e vendosur në vend të parë ndërsa gjërat e tjera në zero. Këto zero do të kenë rëndësi dhe vlerë atëherë kur numrin 1 e vendosim para këtyre zerove.

 

Liria e të menduarit dhe të logjikuarit

Gjërat që janë keq në Perëndim, tek ne po bëhen moderne. Të gjithë atë ndytësirë njerëzit tanë po ia imponojnë vetes veç se të thuhet që vjen nga Perëndimi, duke mos menduar se sa e dëmshme është për ta.

Formohen dhe organizohen tubime të ndryshme për emancipimin e femrës duke thënë se emancipimi do të thotë liri.

Pyesim se nga se po emancipohet? Emancipohet nga urtësia, nga ana e veshjes, nga morali dhe prej të gjithë gjërave që kanë të bëjnë me trashigimin e myslimanes? E emancipuar quhet nëse nuk e respekton vjehrën, nuk respekton bashkëshortin dhe nuk do fëmijë? Nga shenjat e Kijametit është edhe kur familjet tona myslimane humbasin ndriçimin islam. Muhamedi (a.s.) na mëson që më me serijozitet ti kushtohemi asaj që na është lënë në amanet dhe që na është besuar ta ruajm.

A thua ne ruajmë familjet tona apo kujdesin ja kemi lënë rrugëve dhe sokakeve apo kulturës së perendimit që sulmojnë rinin ton në të gjitha anët. A thua prindërit i përmbushin obligimet e veta ndaj fëmijëve për të cilat do të jen të pyetur. A thua babai din se për cilin fudbalist anon djali, cilën muzikë ndëgjon,  më kënd shoqërohet, cfarë më së shumti pëlqen në këtë dynja, a ka ndonjë problem, sa ka interesim për fenë e cila është gjëja më e rëndësishme dhe më e mirë për jetën e tij.

A thua gratë tona janë ato që ruajn moralin dhe nderin e familjes dhe që kan një orar të veçantë për edukimin e familjes apo më së shumti dijnë se cfarë bëhet nëpër seriale të ndryshme dhe në shtetet e huaja më shumë se sa për familjet e veta.

Në ditët e sotme po arsyetohemi sikur sot është vështirë që të ruhen të gjitha këto sepse provokimet po bëhen dita ditës edhe më të mëdha. Kjo do të ketë sukses vetëm nëse shpirtin tonë e shërojmë me Kuran nga shumë sëmundje të shejtanit. Nëse këtë e arrijmë atëherë kemi arritur ta ndërtojmë një familje e cila është e orientuar kah drejtimi dhe rruga plot drit dhe ndriçim.

 

Liria e tepruar gjatë kumunikimit me të vjetrit

Rinia e sotme nuk do që prindërve të vet t’u kërkojnë leje as për gjërat më të rëndësishme në jet sepse ato i shohin si jo modern dhe të prapambetur. Shumë prej motrave tona hyjnë në jetën bashkëshortore vetëm sepse bashkëshorti ka pasuri dhe i ka letrat për në shtetet e huaja dhe asnjëherë nuk e vret mendjen se a ka fëmi dhe a ishte i martuar para saj disa herë apo jo. Mbrohen me këtë thënie: “se kështu është metoda moderne dhe të gjithë kështu veprojnë, dhe kjo është dashuria e vërtetë”, dhe të gjitha ato tradita të vjetra duhen të largohen sepse me to shkojmë vetëm mbrapa, sepse me traditat e vjetra nuk mund të përcjellim “botën moderne” të cilat na mësojmë t’i shkelim parimet fetare dhe morale, normat e një familjeje dhe shoqërie të shëndoshtë. Të cilët na paraqesin programe për shtëpit e pleqërve, të cilët ishin krejt të pa njohura në historinë islame dhe për myslimanet.

 

Familja e lirë

Liria e vërtetë është e garantuar në jetën familjare, mbajtjen e Islamit si fe e cila ka rregulla dhe program për një jetë të rehatshme dhe pa brenga. Të gjitha vështirësitë që i hasim në familje janë rezulltat i largimit nga Islami. Nga familja e shëndoshë dhe e konsoliduar fitohet një shoqëri e fortë dhe e shëndoshë. Feja islame ka program të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kësaj familjeje. Familjet tonë kanë filluar të lëkunden. Në dhjetëvjetëshin e fundit familjet pak nga pak po e humbin atë pastërtinë dhe bukurinë e Islamit. Shumica e të rinjve nuk i japin rëndësi jetës bashkëshortore dhe harrojnë se me nikah e plotësojnë pjesën tjetër të fesë. Namazi i të martuarit është 70 herë më i vlefshëm se i atij që nuk ka formuar jetën bashkëshortore. Nëse dëshirojmë të korrim sukses me vetveten, familjen dhe shoqërinë atëherë duhet që jetën ta organizojmë sipas rregullave të fesë islame.

 

Lirija e të banuarit

Vendin për banim duhet të mundohemi që ta sigurojmë aty ku ndihemi të lirë , të sigurtë dhe ku mundemi t’i praktikojmë parimet e bukura moralo- fetare.

Fatkeqësisht në këtë shekull shohim që shumica e të rinjve mendojnë se nëse dalin në perëndim kan bërë një zgjedhje fantastike dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje tjeter. Atje i presin ëmbëlsirat e gatshme dhe një jetë e mirë, dhe se ata mezi presin qe të shkojnë njerëzit tanë dhe të punojnë llojlloj punësh. Ato fare nuk janë të vetëdijshëm se çfarë i pret dhe se me çfarë do të ballafaqohen.

 

Koha e lirë

Ta shfrytëzojmë kohën e lirë para kohës së nxënë. Ta përdorim suren “Asr”, ku Allahu betohet për kohën, sepse kemi për t’u pyetur se si e kemi përdorur.

Disa të rinj ja kufizojnë vetes kohën me pasivitetin e vet dhe me papunësinë, vetëm duke përshkruar jetën e vështirë ekonomike duke harruar para saj udhëzimin e Muhamedit (a.s.) për një jetë të suksesshme se nuk ka gjë më të mirë për njeriun nga puna dhe angazimi. Muhamedi (a.s.) e rendit punën në ibadet ku thotë:  “Kush vjen në shtëpi me duar të lodhura, ka ardhur i falur nga mëkatet”. Në këtë kontekst Shejh Sharavi thotë: “Bukur është kur rrobaqepësi gjilpërën e vet dhe zdrukthtari sharrën e vet e përdor duke bërë dhikër”. Një burrë i vjetër ka thënë: “Sot më tepër kemi lakuriqësi se sa varfëri dhe ndoshta kjo lakuriqësi ka ndikuar që të ngritet bereqeti prej nesh”.

Nëse hixhabi i femrës është “kthim në shekullin e mesëm”, sikur mendojnë dhe shprehen disa në ditët e sotme, atëherë lakuriqësia  është “kthim në kohën e shpellës”.

Mysliman duhet të jemi prej kokës deri tek thembra.

 

Kush i përuljet Krijuesit të vet, nuk do të jetë rob i krijesave por rob i Zotit dhe do të jetë plotësisht i lirë

Zgjidheni Islamin në lëvizjet e udhëkryqit sikur rrugë jetësore dhe kufizim në çdo punë, që pjesa më e ëmbël e jetës tënde të mos bëhet e idhët. Ti dorëzohemi Krijuesit dhe të ecim sipas ligjeve të librit hyjnor që zemrat tona të lulëzojnë dhe të shndrisin me dritën e bukur të Islamit. Në Islam gjejmë zgjedhjen e të gjitha problemeve tona jetësore.

Motër hidh mbi krahët e tua stolitë e bukura dhe të mirësjelljes dhe ec drejt e krenare me hapa të sigurtë që të kënaqësh Krijuesin tënd.

Islami të ka hijeshuar dhe ngritur në nivel të lartë moral dhe fizik. Kur mos u bëj prej atyre grave te cilat ndihen të lumtura që janë të bukura në sytë e njerëzve të sëmurë. Dije se Allahu (xh.sh.) ta shton bukurinë edhe më shumë kur t’i përcjell praktikimin e rregullave islame.

Rev. Familja, prill 2015