Mjekësia alternative në Egjiptin e lashtë

153

Nga Arjeta Dema

“Mjekësia e lashtë egjiptiane ka tejkaluar si romakët dhe grekët në nivelin e njohurive dhe sofistikimit.”

“Egjiptianët besonin se sëmundjet dhe vdekja nuk ishin as natyrale dhe as të pashmangshme, por shkaktoheshin nga ndonjë ndikim malinj i ardhur nga një agjent natyror apo i padukshëm.”

Historia e mjekësisë është e hershme dhe e shquar, ajo na tregon se si “kuruesit” kanë kërkuar kura për të lehtësuar sëmundjet dhe për të shëruar plagët që prej lindjes së njerëzimit.
Priftërinjtë paganë të Shamëve përdornin një përzierje të bimëve mjekësore në ritualet e tyre fetare për shërimin e sëmundjeve.
Kërkimet moderne kanë treguar se këto “kurues” nuk kanë qenë skllevër, por njerëz shumë të respektuar dhe të mirëtrajtuar nga paria.
Egjiptianët e lashtë siguroheshin që punëtorët të ushqeheshin me një dietë të pasur me rrepkë, hudhër dhe qepë, për të cilët studiuesit moderne zbuluan se janë burime të pasura me Raphanin, Allicin dhe Allistatin. Këto antibiotikë të fuqishëm natyrorë me siguri kanë ndihmuar për të parandaluar shpërthimin e sëmundjeve në kushtet shumë të vështira, p.sh. në kampet e mbushura me njerëz.
Praktikuesit e lashtë egjiptiane ishin gjithashtu të aftë në kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në sy. Një risi ishte se, mjekët egjiptianë shëronin verbërinë duke i ushqyer pacientët me pluhur mëlçie të pasur me vitaminë A.
Egjiptianët e lashtë praktikonin stomatologjinë, heqjen e dhëmbëve dhe madje edhe duke bërë dhëmbët të rreme.
Mjekët e Egjiptit të lashtë përdornin bukë të mykur si antibiotik, mijëra vjet më parë se Flemingu të zbulonte penicilinën.
Fizioterapia dhe terapia me avull përdoreshin për të trajtuar ngërçet dhe dhimbjet e muskujve dhe kockave.
Mjalti, një antiseptik i shkëlqyer, përdorej për të trajtuar plagët, një kurë e lashtë që është përdorur gjithnjë e më shumë nga ushtritë britanike për të trajtuar djegiet.
Mjekët egjiptianas hapën një institut në Peri-Ankh i njohur si “Shtëpia e jetës” ku nxënësit mësonin njohuritë dhe procedurat e mjekësisë alternative, për të cilën ka dhe dokumente të ruajtura.
Edhe një herë shohim se si shumë nga bimët që përdoren aktualisht nga herbalistët janë përdorur si bimë kurative në Egjiptin e lashtë, duke përfshirë: opiumin, kanabisin, mirrën, temjanin, vaj pluhur, koprën, kasian, senën, trumzën, kënan, dëllinjën, lirin, aloen, farën e zezë etj.

????????
Bimë të tjera të përdorura nga egjiptianët përfshijnë:
• Shelgu: Është përdorur për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve dhe mishrave të tyre dhe është formula bazë e aspirinave moderne.
• Nenexhiku: Përdorej për të trajtuar sëmundjet e stomakut, është një kurë që përdoret gjerësisht dhe sot.
• Shega: Përdorej për të trajtuar infeksionet e krimbave parazitarë dhe shkencëtarët moderne kanë zbuluar se përmbajtja e lartë e taninës (derivate i acidit gallik) nga ky fryt bën që të paralizojë krimbat. Shega njihej në mjekësinë e lashtë egjiptiane si “gjarpëri i sistemit tretës”.
• Koriandra (C. sativum): Zakonisht përdorej nga egjiptianët e lashtë dhe modern (egjiptianët e krishterë). Ajo konsiderohej si bimë që rregullonte funksionimin e sistemit tretës. Koriandra ishte një prej bimëve të ofruara në tempull nga mbreti dhe farat u gjetën në varrin e Tutankhamun dhe në vende të tjera të lashta të varrimit.
• Bari i Gjumit (Cumin Cuminum): Është një barishte indigjene në Egjipt. Farat janë konsideruar të jenë mjaft efektive në lehtësimin e fryrjes së zorrëve. Ata janë përdorur shpesh së bashku me koriandrën për aromatizues. Përveç përdorimit të saj si një piper, ka qenë përdorur shumë si bimë mjekësore. Pluhuri i farës së bimës përzier me pak miell gruri dhe me pak ujë aplikohej për të lehtësuar dhimbjen e nyjeve dhe artritin. Një lugë çaji i pluhurit të farës përzier me pak mjaltë përdoreshin për të qetësuar kollën, gjendjen gripale dhe pagjumësinë.
• Ciperusi (C. esculentus): Kjo bimë i takon një familje që ka shumë specie në rritje nëpër zona të ndryshme të botës, papiruset egjiptiane më të famshme, thuhet që janë prodhuar nga kjo bimë, e cila është përdorur zakonisht si një masë e butë për prodhimin e letrës. Edhe sot, egjiptianët kultivojnë një specie vendase të Cyperus në toka me lagështirë ose brigjet me rërë për zhardhokët e tyre të ngrënshëm. Thuhet se kanë një shije të ngjashme me lajthitë. Përdorej si aromatizues dhe qetësues nervor.

Maj 2017