Mos e krahasoni veten me të tjerët

161

Nga Elona Ceco

Prindërit gjithmonë komentojnë momentet më të mira dhe më të suksesshme të fëmijëve të tyre në parkun e lodrave apo në rrjetet sociale. Sigurisht që pasi dëgjojnë apo lexojnë këto informacione, shumë prindër fillojnë të ndjehen të dështuar. Kjo ndodh sepse këto informacione të prindërve të tjerë shpesh nuk janë reale ose janë të ekzagjeruara. Fokusohuni tek fëmija juaj dhe tek familja juaj dhe lerini mënjanë krahasimet dhe ngacmimet nga të tjerët.

Zgjidhni për çfarë të luftoni
Çfarë ndodh nëse fëmija juaj 10-vjeçar nuk e rregullon shtratin çdo ditë apo nëse fëmija juaj 3-vjeçar nuk i prek me dorë perimet? Nëse mundoheni të jeni prind i përsosur me fëmijë të përsosur duke jetuar në një univers të përsosur, do t’i jepni vetes thjesht një dhimbje koke të përsosur. Është më e rëndësishme që fëmijët tuaj të shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe ta duan njëri-tjetrin dhe njerëzit përreth sesa të mbajnë dhomën e tyre të gjumit në rregull çdo ditë.

Lerini fëmijët të lirë
Lerini fëmijët të bëjnë gabime, të dështojnë dhe të mësojnë nga pësimet. Ne nuk duam që fëmijët të vriten emocionalisht apo të zhgënjehen por këto janë pjesë të natyrshme të jetës dhe këto përjetime do t’i ndihmojnë ata të rriten.

Kërkoni lumturinë tuaj
Çfarë ju bën të ndjeheni të dështuar? A është kërkesa juaj për të rritur fëmijë të përsosur, mungesë kohe për veten tuaj apo diçka tjetër që ju shqetëson? Nëse keni nevojë për pak kohë me veten, krijojani vetes hapësirën për të qëndruar pak vetëm ose regjistrohuni në një kurs për tu larguar nga shtëpia një herë në javë, zhvilloni pasionin tuaj ndërsa fëmijët luajnë pranë. Bëni atë që ju keni nevojë për ta bërë veten të lumtur.

Jini të vetëdijshëm për të kërkuar ndihmë profesionale nëse është e nevojshme
Vëreni për shenja që tregojnë se mund të keni nevojë për ndihmë profesionale për veten tuaj apo për fëmijën. Për veten tuaj, nëse keni vështirësi në krijimin e entuziazmit për të filluar ditën me fëmijët tuaj në mëngjes, analizoni nëse kjo është thjesht nga stresi apo diçka më serioze. Për fëmijën tuaj, nëse vëreni sjellje të çuditshme që nuk mundeni t’i menaxhoni, kërkoni konsultimin e pediatrit.

 Rev. Familja, maj-qershor 2015