Mrekullitë e magnezit në trupin tonë

165

Nga Artan Elezi

Magnezi ёshtё njё ushqim kripёror absolutisht i nevojshёm por qё rezulton i mangёt nё mё shumё se 60% tё personave (ipomagnezite).

MAGNEZI ёshtё:

  • ushqyes pёr tё ruajtur dhe për të rifituar njё shendet tё mirё, praktikisht njё antibiotik natural
  • kurё me njё efekt tё lartё parandalues dhe me njё efekt tё fortё anti-inflamator
  • njё imunostimulues, magazinues i energjisё, anti-stres, anti-alergjik
  • alkalinizues, duke vepruar si antiacid (stomaku)
  • oksigjenues i gjakut, rregullues i prezencёs sё potasiumit dhe i kalciumit
  • element kritik pёr mё shumё se 325 reaksione biokimike
  • element bazё nё çdo farmaci familjare
  • “pothuajse” i panjohur pёr shumё mjekё
  • i sigurtё: nёse merret me tepricё, thjesht do të nxirret jashtё pa u bashkuar me pёrbёrёs tё tjerё

Mungesa ose çrregullimi i magnezit shkaktohet nga:

  • ulja e asimilimit (pёrthithjes) tё ushqimit nga zorrёt
  • diarrea kronike (e vazhdueshme)
  • ndёrhyrje nё stomak

Dalja nga trupi në mënyrë të çrregullt e magnezit shkaktohet nga:

  • alkooli, gjidhёnia, arterioskleroza (forcim,trashje dhe humbje e elasticitetit të mureve tё arterieve)
  • ngrёnia shumё e yndyrnave, fosfati (coca-cola, etj) dhe e sheqernave
  • atletёt (sportistёt) e sforcuar dhe profesionistёt
  • djegia, marrja me tepricё e kalciumit,  kafeina e tepёrt, diabeti, diarrea, dieta (tё ndryshme)
  • dizbiozi intestinale (ndryshim i florёs bakterike nё zorrёn e trashё)
  • marrja e diuretikёve (ilaçe qё shtojnё prodhimin e urinёs)
  • shqetёsime psiqike, dhimbje kronike
  • fibromialgjia (dhimbje muskujsh dhe e tendinave)
  • shtatzania dhe periudha e mbaslindjes
  • ipertension (tensioni i lartё), doza të mëdha ilaçesh, operacione kirurgjikale
  • mosfunksionim tё tiroideve
  • sindroma para dhe pas mestruacioneve, sindroma e stresit fizik dhe psiqik, djersitje e tepёrt.

Nё këto raste kërkohet mё tepёr magnez se zakonisht

KU GJENDET MAGNEZI DHE SA NEVOJITET

4c78f203ad8f0f6b_magnesium.xxxlarge_1Kloruri i magnezit i kristalizuar nxirret kryesisht nga uji i detit, nga ai vjen shija e tij e hidhur, rezulton shumё igroskopik (thithës i lartё i lagёshtires sё ajrit) dhe shkrihet lehtё nё ujё. Ai ёshtё prezent nё çdo tip kompleksi organik dhe nё ushqimet e mёposhtme (gram magnez pёr 100 gr ushqim)

  • Algat = 0.8 – 1 gr
  • Farёra (lini, luledielli, kungulli) = 0.3 – 0.5 gr
  • Bajame, medikago sativa,(bimё mjeksore) fasule = 0.2 – 0.3 gr
  • Qumёsht , drithёra, patate (nё furrё me lёkurё) avokado, spinaq i zier = 0.1-0.2 gr
  • Sallatra, fruta, peshk = jo mё tepёr se 0.1 gr

Ështё e rёndёsishme tё dihet grada personale e asimilimit tё magnezit nga ushqimet pёr tё llogaritur saktё se sa magnez duhet marrё.

Pёrllogaritet qё njё person qё ndjek njё diete tё ekuilibruar dhe tё pasur me ushqime qё pёrmbajnё njё pёrqindje tё mirё magnezi, merr rreth 0.2 – 0.3 gr magnez elementar nё ditё ose e barazvlefshme me rreth 1.6 deri nё 2.4 gr klorur magnezi tё kristalizuar, sasi kjo shumё e ulёt pёr nevojat standarte.

Ështё shumё e rёndёsishme, që personat me shëndet normal, tё marrin pёr parandalim sёmundjesh çdo ditё tё paktёn 3 gr klorur magnezi pёr femrat dhe 4 gr pёr meshkujt.

Pamjaftueshmёria e magnezit rёndohet mё tepёr nё situatat e mungesёs dhe tё çrregullimit qё pёrmendёm mё lart ose thjesht duke u gjendur nё situata tё veçanta siç ёshtё shtatzania, gjidhёnia, adoleshenca, pleqёria ose ushtrime fizike tё lodhshme.

Nё raste tё tilla ose nё prani tё problemeve psiko-fizike, doza standarte ditore mund tё dyfishohet madje edhe tё trefishohet pёr njё periudhё tё caktuar.

Duhet të theksohet qё kloruri i magnezit, duke qenё njё ushqim dhe jo njё ilac, vepron nё shqetёsimet dhe nё fenomenet e shkaktuara nga mungesa e tij deri nё momentin qё vazhdon ta konsumosh: ky aspekt tregon qartё nevojёn pёr konsumimin e pёrditshme tё këtij ushqimi.

Sugjerohet qё vendimi pёr marjen nё dozё tё lartё tё bёhet nёn kontrollin mjeksor.

 

PAK HISTORI

Zbulimi i virtyteve tё jashtzakoshme kuruese dhe parandaluese tё klorurit tё magnezit u bë nga profesorit dhe shkencёtarit francez Pierre Delbet, i cili ka kёrkuar gjithmonё tё arrijё mbrojtjen e qelizave (citofilasi) sepse ato mund tё triumfojnё kundёr mikrobeve, nё vend qё t`i sulmojё me antisektikё (ilaçe antinfektive kunder mikrobeve qё nё realitet rezultojnё helme tё protoplazmёs sё qelizave, keshtu qё janё helmues tё qelizave tё gjalla) qё shkatёrrojnё rruazat e bardha që janë akoma tё gjalla dhe aktive.

Ai rastësisht zbuloi qё kur injektohet nё sistemin e qarkullimit tё gjakut njё pёrzierje 12.1% klorur magnezi paraqet njё aksion tё fortё citofilaktik, pa asnjë efekt helmues, perkundrazi provokon njё ndjenjё tё fortё mirёqёnie, euforie, energie dhe rezistencё ndaj lodhjes.

Po ashtu zbuloi qё ka efekt edhe tek jashtёqitja. Kloruri i magnezit provokon njё jashtёqitje tё shpejtë nё rast kapslleku kronik dhe ta bёjё jashtёqitjen normale nё rast diarreje n.q.s merret vazhdimisht. Nё tё dyja rastet jashtёqitja e humb erёn e keqe, ndërkohё qё flora intestinale modifikohet nё favor tё mikrorganizmave tё mira dhe nё dёm tё atyre patogjene.

Gjithmonё rastёsisht ai zbuloi se si konsumi rregullisht i magnezit provokonte tek vetё ai zhdukjen e plagёve pre kancerogjene, subjekt i tre operazioneve tё mёparshme pa rezultate pozitive.

Nёpёrmjet kёrkimeve tё tij tё gjera mundi tё tregojë se veprimi i klorurit tё magnezit ndodhte pёr shkak tё molekules kripёrore (klorurit) dhe jo pёr shkak tё jonit tё magnezit.

Profesor Delbet zbuloi qё ekziston njё diferencё e madhe ndёrmjet karbonatit (të magnezit) qё pёrshpejton zhvillimin e tumoreve neoplastike dhe plagёve kanceroze, dhe klorurit tё magnezit qё ndalon zhvillimin dhe madje i kthen ato nё gjendjen e tyre fillestare kur organizmi mbushet thuajse plot me kёtё kripё.

Aktivitetit tё kërkimeve dhe eksperimenteve tё Delbet, iu bashkangjit edhe njё mjek tjetёr francez, doktor Nevau i cili u interesua mё tepёr nё drejtim tё sёmundjeve infektive duke arritur njё sukses tё menjёhershёm tek poliomeliti dhe cimurro e qenve. (sёmundje ngjitёse e kafshёve)

Mё pas ai arriti tё tregojё impaktin vendimtar ose shumё pёrmirёsues tё klorurit tё magnezit tek angina katarrale, (sёmundjet e fytit, inflamacioni, skuqje e bajameve etj.) tek sёmudjet e frymёmarrjes dhe probleme tё tjera pa marrё asnjёherё meritat e duhura nga akademikёt e mjeksisё.

Pёrse? A mund ta konsideroni qёndrimin e industrise farmaceutike nё drejtim tё njё kure tё efektshme, me njё rreze veprimi shumё tё gjёrё dhe me njё çmim tё ulët? A mund ta konsideroni edhe njё qёndrim nё pёrgjithёsi mosbesues ose thjesht indiferent tё klasёs mjekësore nё drejtim tё tё ashtёquajturave terapi alternative (mjeksi popullore) ose komplementare? (plotesuese)

Studimet e fundit nё SHBA kanё treguar se, qё nga viti 1950 e deri nё fund tё shekullit mungesa e magnezit ёshtё shkaku kryesor i tё pakten 8 milion tё vdekurve nga ndёrlikimet koronare. (arteriet)

Njё nga faktorët kryesorё tё mungesёs sё magnezit ёshtё metoda e agrikulturёs intensive qё varfёron shumё tokёn nga magnezi, edhe pse ky ёshtё nga elementёt mё tё pёrhapur nё tokё, nga qё plehёrat kimike kanё sasi tё mёdha potasiumi i cili ёshtё armiku i magnezit.

 

MAGNEZI VEPRON FILLIMISHT NË:

  • Sistemin nervor
  • Sistemin muskular (duke pёrfshirё edhe zemrёn)
  • Forma degjenerative e aparatit osteo artikolare (kockave dhe gjymtyreve)
  • Aparatin e tretjes dhe zorret
  • Sistemin imunitar
  • Plakje
  • Tepricёn dhe mosbalancimin e kalciumit

 

Ç’LLOJ MAGNEZI DUHET TË PËRDORIM?

Sigurisht, ne e themi fort se KLORURI I MAGNEZIT ёshtё pёrgjigjia mё e mirё pёr atё qё kёrkon njё shtesë tё nevojshme tё magnezit, si parandalues ose kurues tё sёmundjeve, me njё integrues.

Kloruri i magnezit ёshtё një kripё organike, kёshtu qё ёshtё mё e thjeshtё tё asimilohet  dhe tё mbahet nga organizmi, nё krahasim me kripёra tё tjera magnezi jo organike.

Kripëra tё tjera organike si orotati, glukonati dhe aspartati duhet tё merren nё konsideratë, edhe pse janё mё tё kushtueshme se kloruri. Vetёm se kёto kripera nuk kanё veprimin e çmueshёm citofilaktik, veprim mbrojtёs i qelizave dhe i rruazave tё bardha, karakteristikё kjo e klorurit.

Aspartati i magnezit ka karakteristika tё ngjashme me klorurin, por kushton mё shumё dhe ёshtё i vёshtirё pёr t`u gjetur.

Ekzistojnё edhe pёrzierje tё tjera me bazë magnezi, tё pёrshtatura pёr tё hequr shijen natyrale shumё tё hidhur tё magnezit, tё cilёt japin rezultate tё mira por kanё çmime të larta.

Rev. Familja, janar 2015