Qytetar apo i qytetëruar?

66

I gjithë krijimi është rezultat i një krijimi dhe Krijuesi që rrezaton dije të paanë mbi atë se ku, kur dhe si i krijoi gjithësinë.”

Kjo frazë është pikërisht ajo thënie e çmuar, që po qarkullon tashmë anë e kënd ku ka frymorë, lidhur me atë çfarë Zoti ynë i ka dhuruar veçanërisht njerëzimit: tokën e hapësirën, mbi të cilën rritet e jeton. Edhe bota, karakterizuar me një tendencë gjithnjë e më mosbesuese, por edhe abstenuese ndaj atributeve të Zotit, po ndryshon rrënjësisht…

kahe drejt reales dhe të vërtetës. Jo pa qëllim mora këtë thënie, që nuk vjen veçse nga një apo disa dijetarë e njerëz, që iu ka paraprirë dija, kultura, qytetërimi. Ata janë shkencëtarë, posedues të dijeve e pjesë e mozaikut madhështorë të atyre njerëzve që Zoti i quan trashëgimtarë profetësh. Bëhet fjalë për një konferencë, ndër më të mëdhatë botërore e 7000 dijetarëve nëpër botë, mbi qëndrimin e tyre kundrejt krijimit universal të botërave, me gjithë kompleksitetin e tyre, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu, lidhur me vendin, kohën e hapësirën ku njerëzit u vendosën në tokë, lidhur me shpërndarjen e këtyre frymorëve, që jo vetëm sot, por që në gjenezë të tyre kanë treguar se nuk qenë mirënjohës ndaj Atij, që di fort mirë se si i krijoi, ku i hodhi ata në tokë e si do i dërgojë sërisht nën të. Një linjë kjo rrezatuese e dijes që posedon vetëm Ai.

A nuk është e gjithë toka e qielli i Allahut?

Historikisht, edhe besimtarë edhe jobesimtarë, e kanë kuptuar se disa prej gjërave të cilat na janë dhuruar janë vërtet dhuratë dhe jo zgjedhje specifike jona. Sikur t’i zgjidhnim ne vetë nuk do ishin aq të përshtashme për ne, sepse ne jemi “të vegjël” në kuptimin e të parit të gjërave në diapazon të tejskajshëm, siç realisht vendos Krijuesi ynë për ne.

Po ashtu historikisht kemi parë se njerëzia është përhapur qyteteve e fshatrave, maleve e luginave, që në fakt kanë hyrë në histori krijimesh të kombeve, me bazë të lavdishme historike. Njerëz, të cilët kanë ditur se çfarë t’i japin shoqërisë edhe pse vendi ku lindën ishte prej vendeve që bashëkjetohej mes malesh, pyjesh e krijesash të tjera, që do kishin lidhje me çdo gjë, por vetëm me qytetërimin jo.

I kujtojmë fare mirë historitë e shekujve, jeta e beduinëve apo e endacakëve në linjën e shkrimeve të tjera fetare, e për të ardhur deri në kohët e sotme, më të rëndomta e ordinere rastesh. Siç mund të marrim linjën e mendimit, që: a nuk erdhi vërtet truri i letërsisë, shkencës, kulturës pikërisht nga njerëz të cilët jetën e tyre e jetuan fshatrave, madje fshatrave të thellë të largët, tej tutje nga qendrat e banuara të qyteteve?

Vërtet, po të hidhemi në histori, fillimisht ishin fshatrat, krijimi, rritjet e paana demografike. Lëvizje si me motor e gjithë organizimit mbarëshoqëror bëri që transformimet sociale të vijnë njëra pas tjetrës e t’i sjellin shoqërisë rezultate të mahnitshme, formësimi njësish e lokalitetetesh. Këto të bazuara mbi ndarje administative “qytet- fshat”, por thelbi ngelet aty, gjeneza qëndron e patundshme. Në këtë kontekst, edhe pas transformimesh rrënjësore të suazës etiko-njerëzore të shoqërive moderne, njerëzia vazhdon dhe bën dallime të tipit “prejardhor”.

Fshati, fshatarët apo qytetarët, kush janë ata më të predispozuarit t’i imponohen njëri- tjetrit, apo ata që me patjetër, njëri prej tyre duhet të dominojë? Kështu, edhe pas kalimit të shumë shekujve, brumi i mendësisë së mirë njerëzorë nuk ka “ardhur mirë”, me të cilin mund të gatuhej një “bukë” e mirë qytetërimi, për të fshirë një herë e përgjithmonë këto paragjykime akoma mesjetare, edhe pse po lëmë pas shekuj e shekuj.

Për më tepër, në kontekstin shqiptar ku ndasia mes qytet-fshatrave ka ekzistuar gjithnnjë si ndasi në sens gjithnjë pezhorativ, pikërisht kjo tendencë vjen përkeqësohet akoma më shumë edhe pse, në fakt, transformohet. Shkëmbimi mes kulturash, që patëm fatin t’i njohim pas rënies së komunizmit, duhej të na kishte bërë më “të dalë” e “të shëtitur”, më mendjehapur e pranues, të asaj çfarë “ne jemi” dhe të asaj çfarë të tjerët “janë”.

Por nuk ndodh kështu… Sot përbën ofendimet nga më ordineret dhe banalet, diferenca mes atyre që patën “fatin” të lindin qyteteve, por që në fakt nuk u edukuan dhe kulturuan si të tillë. Nga ana tjetër, si faqe tjetër e medaljes kemi parë, madje shumë shpesh, rastet mahnitëse të një njerëzillëku që kapërcen çdo cak paragjykimi dhe rritet e rritet çdo ditë. Janë ata njerëz, ai kontigjent që lind e edukohet në fshat, por ka bagazh të tillë njohës, e marzh të tillë pjekurie, besimi e qytetarie, i cili mahnit dhe e vë padyshim atë, jo në pozita barazie me një person tjetër që lindi në qytet, por madje e eklipson atë. Është mjaft e vërtetë, duke u nisur në rrafshin e popullit shqiptar, se e gjitha elita jonë, nga shkrimtarë me famë madje botërore, politikanë, studiues, historianë e politikanë, mjekë, arsimtar e shumë, e shumë profesione rimëkëmbëse. Në fakt, për këtë shoqëri janë pikërisht njerëz që lindën provincave, por sot baza e shtetit ngrihet mbi kontributin e tyre, e jo mbi pamjen e jashtme e as targetin prejardhor. Paragjykimet mes qytetarëve e atyre që vijnë nga provincat është fryt i mendësive të vogla, është mendësim i njerëzillëkut të së keqes e i mediokriteteve që nuk po zhduket prej kohësh. Pikërisht këta pseudoqytetarë, hamendësojnë dita-ditës se janë të nivelit me të lartë, si në aspekte kulturore ashtu edhe qytetarie e elitare, por në fakt asnjëherë nuk ka qënë kështu. Afërsia me botën kulturore, shkolla universitete, qendra tregtare, nuk i ka afruar kurrë me moralin e lartë e as me intelektin e pazakontë. Por shpesh i ka gjunjëzuar para atyre që qenë gjeografiksiht larg shkollave, universiteteve e çfarë u tha më sipër, por nuk qenë larg formësimit të vlerave të qytetarisë e moralit të mirë.

E para, prej së gjithash, ndasitë me thikë nuk kanë qënë asnjëherë reale, por edhe kjo kahje përkeqësuese stigmatizimesh nuk ka sens. Muslimanët i ka mësuar për më tepër islami, të dinë e të njohin njerëzit e botën, si fryt mirësie e kurrë ndasie apo diferencimi. Ai që bën diferencën nuk ka qenë dhe nuk është më së shumti “më i miri në zemra” e as në prejardhje, ngjyrë apo gjuhë.

E në pastë popuj që Zoti i përzgjodhi, pra kurrë nuk bëri diferencën në këtë sens për të cilën po flasim. Është populli i dijes, profetët, e më pas tyre zgjodhi sahabët e pas tyre tabiinët, tabi-tabiinët. Askund nuk u has që njerëzit duhen shigjetuar, nëse gjen prej tyre nga provincat ose të shikohen ata si kontigjent që “ngelet për t’u parë” apo është aty për t’u ofenduar dhe sharë. Bazat e urtisë njerëzore, në fakt, kanë dalë nga ata djepe që janë tundur provincave, që kanë ditur t’i jetonin jetët e tyre, aty ku u vendosën e ndërtuan jetët e tyre “pa të keq” e në kontrast, ata sot dallohen “me të keq” nga të tjerë. Nga ata që lindën qendrave të qytetit, por në fakt rrëpirave kaotike, ndoshta të edukimit e brumosjes, të një morali të qëndrueshëm njerëzor.

“Qytetar”, një epitet që edhe pse shumëkush nuk e ka do ta posedojë me patjetër, sepse ky epitet sot sikur të hap më shumë rrugët për të qenë bindshëm njeri, që i duhesh shoqërisë e që ia vlen të krenohesh! “Provincial”, një epitet që për këdo që e posedon rëndon mbi supe e peshon rëndë në sedrën e shumë prej njerëzve. Jo!

Antagonizmat janë pjesë reale e botës, sidomos kapitaliste. Mveshja me një moral të lartë e me një intelekt, por i dyti komponent jo i domosdoshëm dhe përjashtues, i bën njerëzit madhorë, i bën njerëz humanë, fisnikë, vleratar. Kjo është vlerë, për këtë po vuajmë. Veshja e rrobave të bukura sot, na bën që të marrim e pakta dhe e shumta një kompliment jo krejtësisht real. Ndërsa veshja e këtij morali dhe të gëzuarit e një intelekti mendor janë rrobat më të bukura, hijeshia e të cilave na zbukuron sipër kësaj toke, që mban e mban. E nën të, pjesë e të cilës do bëhemi të gjithë, ku do shuhet çdo krenari e pavend e do jetojë, e madje shumë gjatë morali. Dija e intelekti që u dha vërtet nga Zoti e ky moral e intelekt, u angazhua vetëm në rrugën e Tij. Në atë rrugë besimi, progresi njerëzor e pranimi të çdo krijese si bashkudhëtar të asaj rruge, që do donim të kishte një përfundim të mirë.

Revista “Familja”, janar -shkurt  2012