Reflekset tek foshnjat

92

Nga Migena Kurushi, terapiste zhvillimi

Reflekset si reagim i ngacmuesve të ndryshëm janë:

të lindura; si refleksi i frymëmarrjes, ushqyerjes, mbrojtjes, shumimit etj.

të fituara; për të kundërvepruar ndaj ngacmuesve të ndryshëm të jashtëm siç ndodh me një ushqim të shijshëm kur vetëm pamja e tij na bën të na shkojë goja lëng kur e dëshirojmë shumë.

Çdo fëmijë vjen në jetë me interesa të veçanta për shkak të dy tipeve të reflekseve foshnjore ose stereotipe. Shumë herët në utero, reflekset dhe lëvizjet ndihmojnë në zhvillimin e trurit të fetusit. Reflekset fillestare janë lëvizje që vijnë si reagim i pavullnetshëm nga një stimul i veçantë. Shumica e reflekseve ndodhin në nënhemisfera, të prodhuara pa përfshirjen direkte të qendrave të larta të trurit. Stimuluesi krijon një impuls elektrik që udhëton drejt SNQ (sistemit nervor qendror). Informacioni është i integruar dhe mesazhet e papërshtatshme të lëvizjeve janë lëshuar tek muskujt  e përfshirë në reagim.

Njerëzit vijnë në jetë me pak aftësi të vullnetshme dhe lëvizshmëri të kufizuar dhe reflekset fillestare përdoren për mbrojtje, ushqyerje, mbijetesë. Ato shfaqen përgjatë ngjizjes, shtatzënisë, gjatë lindjes etj. Ato duhet të jenë patjetër prezent në lindje pasi janë tregues për sistemin nervor qendror (SNQ). Duke testuar reflekset tek individi shikojmë nëse është i zhvilluar siç duhet ose jo.

Reflekset i ndajmë në dy grupe:

  -primitive

-adaptive.

Reflekset adaptive ndihmojnë foshnjën të mbijetojë në kushtet jashtë barkut të nënës. Reflekset adaptive janë:               -kapsitja e syve

                       -kërkimi i ushqimit

                       -pupilar

                       – i frymëmarrjes

                       – i thithjes

                       – i gëlltitjes.

– Refleksi i kapsitjes së syve është gjatë gjithë jetës dhe mbron sytë nga objektet dhe era.

-Refleksi i kërkimit të ushqimit shfaqet kur preket foshnja, ai kthen kokën në drejtimin nga i vjen prekja dhe hap gojën. Ky refleks zhduket zakonisht pas 3-4 muajsh dhe orienton foshnjën drejt gjirit apo ushqimit me shishe.

-Refleksi pupilar shfaqet si ngushtimi i pupilës në dritë të fortë dhe zgjerimi në dritë të dobët, ose kur zgjohet nga gjumi. Ky refleks është gjatë gjithë jetës dhe mbron sytë nga drita e fortë e ambienton sistemin pamor në dritë të zbehtë.

-Refleksi i thithjes është i vazhdueshëm por gradualisht bëhet reagim i vullnetshëm dhe lejon fëmijën të ushqehet.

-Refleksi i gëlltitjes është i vazhdueshëm por modifikohet nga përvoja. Ky refleks e lejon fëmijën të marrë ushqim dhe të mbrohet nga pengimi i frymëmarrjes.

AM_b_dev_YourNewbornReflexes_WP

Reflekset primitive jane: – Moro

                                         -Babinski

                                         – i të notuarit

                                         – i hapave

                                         -i rrotullimit

                                         – i kapjes palmar.

-Refleksi Moro është reagimi ndaj frikës, befasimit, një zhurmë e fortë dhe trupi i fëmijës bëhet gati sikur do të kapet tek diçka. Nëse trembet fëmija ngre të dyja krahët mbi gjoks, sikur po mbahet diku dhe mund të qajë duke hapur sytë fort. Ky refleks zhduket brenda 3-6 muajve.

-Refleksi Babinski vjen nëse shputa e këmbës ledhatohet në drejtim nga thembrat drejt gishtave, ato (gishtat) do të largohen nga njëri-tjetri. Gishti i madh ngrihet lart, këmba kthehet nga brenda. Ky refleks mbron të voglin nga rënia e zhduket rreth muajit të gjashtë.

-Refleksi i të notuarit vihet re nëse e mban beben horizontalisht barkas, krahët e këmbët e tij hapen anash. Ky refleks zhduket brenda 4-6 muajsh.

-Refleksi i hapave është i pranishëm në lindje edhe pse foshnjat nuk mund të mbështesin peshën e tyre, kur këmba prek një sipërfaqe të sheshtë bebi lëviz këmbën sikur do të ecë. Zhduket rreth muajit të dytë për t’u rishfaqur si një lëvizje e qëllimshme nga fundi i vitit të parë të jetës.

-Refleksi i rrotullimit lejon beben të kthejë kokën në drejtim të dorës nëse i prek faqen apo buzën.

-Refleksi palmar vihet re sa herë që ne kapim dorën e të voglit, gishtat e tij mblidhen fort rreth gishtit tonë. Zhduket rreth muajit të pestë e rikthehet më vonë si një kapje e vullnetshme.

-Refleksi parashutë është një përgjigje mbrojtëse e trupit të fëmijës nëse ai rrëzohet. Ky refleks shfaqet para fillimit të ecjes rreth muajit të pestë apo të gjashtë.

baby-reflexology

             Çfarë ndodh nëse reflekset fillestare nuk frenohen në moshën e duhur?

Nëse reflekset fillestare ruhen gjatë gjithë moshës së integrimit, ato mund të vështirësojnë të mësuarin, socializimin, suksesin akademik, bilancin hormonal, kontrollin motorik etj. Në thelb, perceptimi i mjedisit tonë të brendshëm dhe të jashtëm dhe përgjigjet tona ndaj tij mund të jenë të çrregulluara kështu që edhe jeta e vetëdijshme mund të çrregullohet.

Fëmijët me çrregullime të të mësuarit (A.D.H.D), spektrit të autizmit, çrregullime të tjera të ndryshme të zhvillimit nervor janë të njohur për ruajtjen e reflekseve fillestare që kanë ndikuar në nivelin e mosfunksionit të SNQ. Çdo reflex është i lidhur me një ose më shumë nga sistemet e përpunimit shqisor: hapësirën, shijen, prekjen, nuhatjen, shikimin, dëgjimin, proprioceptive dhe interoceptive.

           Cili është shkaku i ruajtjes së reflekseve fillestare?          

Reflekset e paintegruara fillestare që mbeten aktive mund të shkaktohen nga:

-Stresi i nënës, traumat e lindjes, lindja cezariane, lindja e detyruar etj.

-Mungesa e lëvizjeve të mjaftueshme dhe të duhura në foshnjëri duke i lënë për kohë të gjatë bebet në rrethore, në ndenjëse makinash, ndenjëse bebesh, duke i vendosur për kohë të gjatë para televizorit, duke i kufizuar kështu lëvizjet kritike të kërkuara për zhvillimin e trurit.

-Sëmundjet, traumat, plagosjet, stresi kronik, toksinat e mjedisit, dietat e papërshtatshme.

Por ka raste kur reflekset që janë integruar plotësisht bëhen aktive për shkak të traumave, dëmtimeve, ushqimit, toksinave dhe stresit.

                                        Këshilla

Gjatë shtatzanisë dhe vitin e parë të jetës së foshnjës:

-Sigurohuni që embrioni të ketë kushte të përshtatshme për zhvillimin e tij duke u kujdesur për veten tuaj gjatë shtatzanisë apo gjatë javëve të para përpara ngjizjes.

-Respektoni një dietë të rregullt dhe të shëndetshme për t’u ushqyer ju dhe truri i fëmijës tuaj në utero.

-Shmangni alkoolin, duhanin, stresin.

-Nxisni dhe përkrahni zhvillimin ndijor dhe intelektual që të siguroni një ndërlidhje më të madhe të neuroneve duke krijuar një mjedis rrethues nxitës për veten dhe për foshnjën tuaj.

-Sigurohuni që fëmija të marrë: OUDI katër ushqyesit e trurit; Oksigjen, Ushqim, Dashuri dhe Informacion.

-Sigurohuni që zhvillimi mendor i fëmijës të përfshijë të gjithë trurin, duke nxitur zhvillimin e dy hemisferave të të djathtës e asaj të majtës.

-Nxitni fëmijën të përdorë të dyja duart në shërbime të ndryshme ndaj vetes e ndaj të tjerëve.

Maj 2017

Breast Feeding Baby