Risi dhe teknologji, nëntor 2016

66

Inteligjenca artificiale, një potencial i rrezikshëm

Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë janë duke u bashkuar në përpjekje të së ardhmes së inteligjencës artificiale.

Amazon, DeepMind e Google, Facebook, IBM dhe Microsoft do të punojnë së bashku mbi probleme si: privatësia, siguria dhe bashkëpunimi ndërmjet njerëzve. I quajtur Partneriteti për Inteligjencën Artificiale, ajo do të përfshijë edhe ekspertë të jashtëm.

“Kemi parë një zhvillim shumë të shpejtë të IA brenda një periudhe mjaft të shkurtër,” tha Prof Yoshua Bengio, nga Universiteti i Montrealit. “Kjo fushë sjell mundësi të mrekullueshme për kompanitë dhe organizatat publike. E megjithatë ajo ngre pyetje legjitime në lidhje me mënyrën se si po ecin këto zhvillime.”

Sjellja e të gjithë lojtarëve më të mirë së bashku do jetë “mënyra më e mirë” për të siguruar që të gjithë ne do të ndajmë të njëjtat vlera dhe objektiva të përgjithshme për t’i shërbyer të mirës së përbashkët”, shtoi ai.

Mungesë të dukshme në formacion bën Apple. Ajo ka qenë duke u diskutuar nga grupi për t’u bashkuar “së shpejti”.

“IA ka potencial të madh për përmirësimin e shumë aspekteve jetësore, duke filluar nga shëndeti, edukimi, transporti, automatizimi i shumë proceseve, etj. Shpresojmë në maksimizimin e këtij potenciali në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njerëz”, tha një nga studiuesit e Allen Institute të Inteligjencës Artificiale.

Renegade quhet stilolapsi që kthen plastikën në art 3D!

Renegade përdor një sistem prerjeje dhe ngrohjeje i cili pasi e merr plastikën nga shishja apo burimi që ju i keni dhënë e shkrin atë dhe kur ajo del nga maja e stilolapsit ngrin menjëherë nga temperatura e ambientit duke marrë formën që përdoruesi i jep.

Renegade quhet stilolapsi që përdor materiale plastikë si lëndë e parë për ndërtimin e figurave shumëngjyrëshe 3D. Ai është i lehtë, jo shumë i shtrenjtë dhe nuk ka nevojë për lëndë speciale për t’u përdorur.

Ky është një mjet për t’u duartrokitur sepse do t’i japë zgjidhje problemit më të madh mjedisor, ndotjes plastike.

Si punon stilolapsi?

Renegade përdor një sistem prerjeje dhe ngrohjeje i cili pasi e merr plastikën nga shishja apo burimi që ju i keni dhënë e shkrin atë dhe kur ajo del nga maja e stilolapsit ngrin menjëherë nga temperatura e ambientit duke marrë formën që përdoruesi i jep. Temperatura e shkrirjes varion nga 50°C në 320°C në varësi dhe të fortësisë së plastikës që përdoret.

Mbajtësja që lufton varësinë ndaj telefonit

Varësia ndaj telefoni është shndërruar në një problem të madh, i cili mund të kthehet në pengesë serioze në shumë situata pune dhe shoqërore (pa përmendur rrezikun nga përdorimi i celularit kur jemi duke ngarë makinën).

Janë bërë përpjpjekje të ndryshme për ta luftuar këtë problem: rasti i fundit është me një mbajtëse në formë kutie e quajtur DistractaGone, e cila nuk ju lejon ta përdorni telefonin për një periudhë të caktuar kohe.

Mënyra e funksionimit është shumë e thjeshtë: kutia është e pajisur me një çelës me programim, i cili hapet vetëm pasi të ketë kaluar periudha kohore e programuar.

Në këtë mënyrë, njoftimet dhe mesazhet nuk do të mund t’ju shqetësojnë. Kështu, ju mund të përqendroheni te ajo që po bëni në botën reale.

Google dyfishon numrin e punëtorëve

Google është duke planifikuar të punësojë dy milionë inxhinierë dhe zhvillues indianë në zonat e tyre.

Drejtori ekzekutiv Sundar Pichai, ka thënë se kompania dëshiron që të krijojë një kamp të ri të Google në qytetin e Hyderabad në Indi dhe të dyfishojë numrin e punëtorëve.

Dyfishimi do të bëhet pas trajnimit të tyre në programin e Android, i cili do t’i trajnojë dhe certifikojë ata për aftësitë e tyre.

Rritja e numrit të punëtorëve në këtë program, do të ndihmojë ekonominë indiane me katër milionë zhvillues të punësuar deri në vitin 2018.

Oferta e AllWeb për studentët

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët e Marketingut, Administrim Biznes-it apo edhe të tjerë të interesuar në botën e marketingut, PR, komunikimit, menaxhimit, teknologjisë, medias sociale, strategjisë etj.

Konferenca e parë dedikuar marketingut dixhital në Maqedoni, pas 4 vitesh organizim në Shkup, Maqedoni, në 20 Tetor 2016 do të jetë e pranishme në Tiranë. Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00, dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

 

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet t’a shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

AllWeb do të sjellë në Tiranë një trajtim të tematikës së marketingut dixhital, nëpërmjet një përmbajtje cilësore nga folës fantastikë si edhe një përvojë ku mund të shkëmbeni njohuri te vlefshmë nga këndvështime të ndryshme dhe shumë planëshe.

Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë shpallur në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al

Revista “Familja”, nentor 2016