Risi dhe teknologji, tetor 2016

61

Armida Plumbi

​Laptopët e “çmendur” për të cilët duhet të dini se ekzistojnë!

Kur vendosim që të blejmë një laptop, mundemi që dizajni i tij të pasqyrojë personalitetin tonë.

Nëse jeni persona më të tërhequr, atëherë mund të keni interesim për t’ua hedhur një sy këtyre modeleve të laptotëve.

Disa janë të rinj, disa janë të vjetër dhe të tjerët janë të dizajnuar për persona me personalitet të veçantë.

Business Insider, sjellë fotografitë e laptopëve më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë.

 

Google Maps tani do ta dijë edhe si lëvizim në rrugë

google-maps-arrin-n-euml-1-miliard-euml-shkarkime_hd-780x439

Urban Engines është kompani e cila analizon trafikun urban dhe si njerëzit lëvizin nëpër qytet. Kështu, duket normale që një kompani e cila dëshiron të ketë harta më të sakta të blejë këtë biznes.

Këtu hyn në lojë Google. Gjiganti i kërkimit ka blerë Urban Engines me qëllimin e vetëm në përmirësimin e aplikacionit të hartave, Maps.

“Analizat e lokacioneve janë një fokus i rëndësishëm për Google dhe Urban Engines, dhe ne jemi të ngazëllyer që do të kombinojmë forcat për të kuptuar më mirë se si bota lëviz”, thuhet në deklaratën e njoftimit.

Ende është herët të dijmë se si Urban Engines do t’i ndihmojë Maps mirëpo, bazuar në historinë e kompanisë mund të dihet se aplikacioni do të ketë njohuri më të mëdha në rrugët që rrugëtohen në lëvizjet e trafikut.

Virusi në Android që ka prekur deri në 2 milionë përdorues!

 

ÇFARË ËSHTË “POKEMON GO” QË PO I ÇMEND TË GJITHË?

pokemon-go-hero

“Gotta Catch “Em All”

A ju kujtohet kjo shprehje? Me siguri shumë të rinjve u vjen në mendje filmi vizatimor “Pokemon”, ku personazhet ishin në ndjekje të disa krijesave të vogla e të mëdha me fuqi të mbinatyrshme për t’i pasur pjesë të koleksionit të tyre.

“Pokemon Go” quhet aplikacioni më i ri që po “çmend” Shtetet e Bashkuara të Amerikës e jo vetëm, i lançuar nga kompania “Niantic” për sistemet Andoid dhe iOS.

Loja u lejon përdoruesve të kapin apo të luftojnë Pokemon-at e ndryshëm gjatë përditshmërisë së tyre. Si arrihet kjo? Pasi të keni instaluar aplikacionin, falë GPS-it në telefonin tuaj celular dhe kamerës, do të mund të argëtoheni duke kapur krijesat virtuale, në jetën reale.

Krahas entuziazmit të miliona njerëzve që tashmë janë bërë pjesë e lojës, ka plot kritika nga mjekë e nga psikologë për sa i përket shëndetit mendor të përdoruesve.

Jo vetëm që i bën njerëzit akoma më të varur ndaj virtuales, në një kohë kur teknologjia ka përparuar me hapa të mëdha dhe çdo ditë e më shumë e vuajmë këtë problem, por ka rezultuar edhe shkaktar për aksidente rrugore apo edhe për përplasje mes njerëzve. Sigurisht, askush nuk do të dëshironte një njeri që i vjen rrotull shtëpisë së tij në mënyrë të çuditshme! A do ta kuptonit po t’ju shpjegonte se ishte duke ndjekur një Pokemon?

Gjithsesi, duket se popullariteti i kësaj loje “po merr dhenë” e me shumë mundësi as vendi ynë nuk do t’i shpëtojë valës së “Pokemon Go”.

 

Virusi në Android që ka prekur deri në 2 milionë përdorues!

laopball

Një raport i ri tregon se është zbuluar një virus i cili po qarkullon në dyqanin online të Android, Google Play Store prej prillit të këtij viti.

Ky virus është zbuluar jo vetëm në aplikacionet e shkallës së tretë mirëpo edhe në aplikacionet e çertifikuara të dyqanit të Android.

Hulumtuesit nga Check Point të cilët e kanë quajtur virusin DressCode kanë bërë të ditur se virusi gjindet në 40 aplikacione zyrtare në Google Play dhe në 400 aplikacione tjera.

Sipas hulumtuesve, 500.000 deri në 2 milionë përdorues mund të jenë në rrezik nga virusi pas shkarkimit të aplikacioneve të Google Play.

Aplikacionet e infektuara me DressCode janë përdorur për të grumbulluar klikime të rrejshme në reklama dhe trafik të pavërtetë në ueb faqe të ndryshme.

Revista “Familja”, tetor 2016