Sekretet e Natyrës, ja vlerat e disa prej vajrave bimore

59

Nga Msc. Eriona Xhaferaj

Sekretet e Natyrës, një inovacion i farmacistes Msc. Eriona Xhaferaj, përveç produkteve kozmetike 100% natyrale që ajo personalisht i përgatit, ka dhe ekskluzivitetin për t`i ofruar tregut shqiptar prodhimet e vajrave Oneva me çertifikimin më të lartë ISO 22000 dhe prodhuar me teknologjinë më bashkëkohore, presimi në të ftohtë (Cold Press).
Ndër vajrat që prodhohen nga firma Oneva janë: Vaji i Farave të Zeza, Vaji i Lirit, Vaji i Farave të Rrushit, Vaji i Farave të Shegës, Vaji i Susamit, Vaji i Arrës së Kokosit, Vaji i Arrës, Vaji i Bajames, Vaji i Kajsisë, Vaji i Lajthisë etj.
Në këtë numër po ju prezantojmë vlerat e disa prej vajrave.

VAJI I ARRËS

10960088_1555791148015202_8384618208525656761_o
Vaji i arrës është një produkt natyral për një ushqim të shëndetshëm. Por thelpinjtë e arrës kanë një cipë të fortë që mund të shkaktojnë probleme me stomakun, mëlçinë dhe me organe të tjera. Ja përse rekomandohet të përdoret vaji i arrës në vënd të thelpinjëve të saj.
Vaji i arrës përmban sisosterole (që ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak), vitaminat A, B1, B2, C, E, F, PP, karrotinë (imunostimulator natyral), magnez (element anti stres), kalium (stabilizues i tensionit arterial), zink (përgjegjës për mirëfunksionimin e gjendrave seksuale, rregullon nivelin e testosteronit në gjak), omega-3, omega-6, acid stearik, acid oleik, acid palmitik.
Vaji i arrës përmban jod që është parësor për mirëfunksionimin e gjendrës së tiroideve dhe për eliminimin e sëmundjeve të tiroideve, përmirëson qarkullimin e gjakut, ul rreziqet për sëmundjet e zemrës, ul inflamacionin, ruan nivelin hormonal, përmirëson lëkurën, ndalon ekzemën, si dhe është kundër plakjes.

VAJI I KOKOSIT

Coconut-Oil

Kujdesi për lëkurën
Vaji i kokosit është një vaj i shkëlqyer për masazh, hidratant efektiv dhe veti të forta anti-rrudhë.
Dobësimi
Vaji i kokosit është shumë i efektshëm për të rënë në peshë. Ai përmban vargje karbonike të shkurtër dhe të mesëm të acideve yndyrorë sidomos C 12:0 (50%) që ndihmon në eliminimin e peshës së tepërt.
Ndihmon në mirëfunksionimim e tiroides dhe sistemit endokrin.
Imuniteti
Vaji i kokosit është shumë i efektshëm për sistemin imunitar. Ai forcon sistemin imunitar sepse përmban lipide antimikrobiale, acid laurik, acid kaprik dhe acid kaprilik që kanë veti antibakteriale, antimykotike dhe antivirale.
Tretja
Vaji i kokosit ndihmon tretjen, duke parandaluar një sërë problemesh që lidhen me stomakun apo tretjen.
Yndyrnat e ngopura që ndodhen në vajin e kokosit kanë veti antibakteriale dhe ndihmojnë në luftën kundër bakterieve të ndryshme, mykut dhe parazitëve që mund të shkatojnë probleme me tretjen. Vaji i kokosit ndihmon në absorbimin e nutrientëve të tjerë si vitaminat, mineralet dhe aminoacidet.
Myku
Vaji i kokosit ndihmon në parandalimin dhe kurimin e mykut. Qetëson inflamacionin e shkaktuar nga myku, si brenda ashtu dhe jashtë.

Acidi kaprik është një acid yndyror me varg karbonik mesatar (një yndyrë e ngopur), që ekziston në vajin e kokosit dhe që ka veti antibakteriale, antivirale si dhe antimykotike. Është i njëjti acid që gjendet në qumështin e gjirit dhe mbron beben nga infeksionet bakteriale, virale dhe myku. Reagon me disa enzima të sekretuara nga disa baktere të tjera dhe që për pasojë kthehet në një agjent të fuqishëm anti bakterial: monokaprinë.
Gjatë përdorimit të vajit të kokosit për kurimin e mykut, acidi kaprik është shumë i efektshëm.
Kurimi i infeksioneve
Nëse vaji i kokosit aplikohet në një zonë të infektuar, formon një shtresë kimike që mbron zonën e infektuar nga pluhuri i jashtëm, ajri, bakteret, viruset, myku. Vaji i kokosit është shumë efektiv ndaj djegieve sepse përshpejton rigjenerimin e pjesës së dëmtuar.

VAJI I LAJTHISË

Vaji-i-Farave-te-Lajthise-1

Vetitë e vajit të lajthisë
Vaji i lajthisë i presuar në të ftohtë përmban yndyrna të shëndetshme (acid oleik primar), proteina, karbohidrate, vitamina (B1,B2,B6,E), minerale, fibra diabetike, fitosterol (β-citosterol) dhe  antioksidantë fenolikë.
Vaji i lajthisë është burim shumë i pasur me Omega -3, Omega -6 dhe Omega -9.
Përfitimet nga vaji i lajthisë
-Vitamina E, që gjendet në vajin e lajthisë të presuar në të ftohtë, lufton qelizat kanceroze duke parandaluar sëmundjen e kancerit.
-Vaji i lajthisë përmban sasi të madhe të acidit oleik që ndihmon në kontrollin e nivelit të kolesterolit. Gjithashtu ul sasinë e kolesterolit në trup.
-Është shumë i mirë për njerëzit me diabet dhe ndihmon në mbajtjen e sheqerit në nivele e duhura.
-Vaji i lajthisë përmban vitaminën E, që ndihmon në ruajtjen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut, pra ruan organizmin nga anemia.
-Përmbajtja e acideve yndyrore e bën këtë vaj një hidratant të mirë për lëkurën si dhe për trajtimin e akneve.
-Vaji i lajthisë mund të përdoret si krem mbrojtës nga dielli për trupin. Ai filtron rrezet e diellit.
-Përmbajtja e lartë e vitaminës E, bën që ky vaj të jetë një antioksidant i fuqishëm dhe të ndihmojë në eliminimin e shenjave të moshës.
-Mund të përdoret si vaj masazhi.
-Për shkak të niveleve të larta të vitaminës E, shërben për të ruajtur ngjyrën në flokë të lyer.

Rev. Familja, mars 2015