“…Vizitoni të sëmurët…”

192

Nga Elona Muça

Pyetje: Sot jetojmë në shoqërinë tonë shqiptare, e cila gradualisht po degradohet nga virtytet e larta morale. Me keqardhje të them por kam një komshie të sëmurë që ka dy muaj në spital dhe kur shkoj t’i bëj vizitë ajo derdhet në lotët e dëshpërimit, sepse nuk vjen ndonjë nga fisi i saj për ta vizituar. Ajo tregon se kur ishte e shendetshme mundohej t’i respektonte të sëmurët dhe të afërmit e saj nëpër spitale. Ndërsa sot fëmijët e tyre tregohen mospërfillësa. Nëpërmjet rubrikës saj ndjeshmëri, a mund të më shpjegoni vlerat e vizitës së të sëmurit? Allahu jua shpërbleftë me të mira!

Përgjigje:

Me emrin e Allahut,  Mirëbërësit mëshiruesit, nderimet dhe përshëndetjet për Pejgamberi Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi të) .

Problemi që keni shprehur në rubrikën ndjeshmëria është një problem aktual që fatkeqësisht po e përjeton shoqëria shqiptare, dhe është për të ardhur keq që shoqëria jonë po zhvishet nga virtytet e moraleve të larta si bujaria, mikëpritja,dashuria, ndihma e ndërsjelltë ndaj njëri tjetrit, dhembshuria e shumë e shumë virtyte të larta.

Këto virtyte ne i trashëguam nga të parët tanë dhe sa keq që këto virtyte nuk ua kemi përcjellë brezave të rinj tek të cilët kanë filluar të zbehen këto virtyte.

Çeshtja e vizitës së të sëmurit është një akt bamirësie për të cilën feja islame e ka konsideruar si ngritje të gradave te imanit (besimit) tek Zoti. Njeriu duke vepruar sa më shumë vepra të mira, aq më i dashur bëhet tek Zoti dhe është aq më afër Xhenetit.

Pejgameri Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi të)  në një thënie të tij ka shtruar disa pyetje për çështje të ndryshme, ku ai që do t’i kryente ato të gjitha brenda një dite do të fitonte Xhenetin. Pejgamberi Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi të) pasi fali namazin e sabahut me shokët e tij i pyeti ata:

“Kush prej jush sot është zgjuar agjërueshëm? Në mesin e të gjithë shokëve të tij Ebu Bekri e ngre dorën e tij.

Kush prej jush sot i ka bërë vizitë ndonjë të sëmuri? Përsëri në mesin e të gjithë shokëve të tij Ebu Bekri e ngre dorën e tij.

Kush prej jush ka marrë pjesë në faljen dhe në përcjelljen e ndonjë xhenazeje? Përsëri Ebu Bekri e ngre dorën e tij.

Kush prej jush ka dhënë lëmoshë dhe ka ushqyer ndonjë të varfër? Përsëri Ebu Bekri e ngre dorën e tij.

Atëherë, Pejgamberi Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi të)  tha: nëse një njeri i kryen këto vepra të mira brenda një dite të vetme ka hyrë në Xhenet.

Në këtë moment ngrihet Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe i shrëngon dorën Ebu Bekrit duke i thënë: nuk garoj dot me ty, i pafsh hajrin Xhenetit.

Duke u bazuar në këtë thënie të Pejgamberit Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi të)  nxjerrim si konkluzion se njeriu mund të shpërblehet për çdo punë të mirë dhe njeriu duhet të garojë për vlera dhe norma morale dhe jot ë garojë për degradimin e këtyre vlerave morale ashtu siç dëgjojmë dhe shohim çdo ditë në mediat shqipfolëse.

Vlerat e vizitës së të sëmurit

Transmetohet se Pejgamberi Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Nëse njeriu e viziton vëllain e tij mysliman të sëmurë, ecën nëpër rrugët e Xhenetit derisa të ulet, ndërsa kur ulet e përfshin mëshira, nëse e ka vizituar në mëngjes atëherë 70 mijë melekë bëjnë dua për atë përson deri në mbrëmje, e nëse e ka vizituar në mbrëmje 70 mijë melekë bëjnë dua për atë përson deri në mëngjes” Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi.

Dhe thotë “kush viziton një të sëmurë ose viziton vëllanë e tij nga feja do të thërrasë një melek se  ti je njeri i mrekullueshëm dhe ke vepruar në mënyrë të mrekullueshme si dhe ke fituar (rezervuar) një shtëpi në Xhenet” Et-Tirmidhij.

Nje lutje (dua): “ES-ELULLAHEL-ADHIM  RAB-BEL – ARSHIL-ADHIM EN JESHFIJEKE”

Një nga obligimet e myslimamit ndaj vëllait të tij është që kur të sëmuret të vizitojë vëllanë e tij. Kështu bërja e vizita tek të sëmurët është prej suneteve të Pejgamberit Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi të).

Me vizitën që njeriu i bën një të sëmuri ai i futën gëzimin në zemrën e të sëmurit dhe ia lehtëson në tejkalimin e vështirësive dhe problemeve me të cilat ai ballafaqohet.

Vizita e forcon lidhjen vëllazërore ndërmjet myslimanëve dhe kështu ngjall dhe krijon dashuri ndërmjet tyre, prandaj dhe vizituesit i premtohen shpërblime të mëdha.

Rev. Familja, mars 2015